Dita e dytë e bisedave teknike në Bruksel

Ilustrim

Vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Zyra e Baroneshës Catherine Ashton nuk ka dhënë detaje se në çfarë formati do të vazhdojë dialogu, kurse sipas mediave beogradase, takimi i sotëm do të jetë në përbërje të plotë, për dallim që i fundit ishte vetëm në nivel ekspertësh.

Takimi i radhës në Bruksel, pritet të nxjerrë në dritë edhe aspektet ligjore me të cilat do të mundësohet zbatimi i marrëveshjes parimore mbi 15 tema.