Organizatat mediatike në vend do t'i informojnë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare se draft-ligji për mediat i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë është në kundërshtim standardet evropiane që garantojnë lirinë e shprehjes.
Konsultimet dhe debatet që kanë bërë këto organizata periudhën e fundit me anëtarët e tyre dhe ekspertë të fushës mediale, do të vazhdojnë edhe javën që vjen me përfaqësuesin e Këshillit të Evropës, por edhe me ekspertë tjerë ndërkombëtarë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas i Mediave dhe Sindikata e Punonjësve të Mediave kërkojnë tërheqjen nga procedura të draft- ligjit, përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit aktual për veprimtari radiodifuzive, ndërsa për të gjitha çështjet e tjera, të diskutohet në një periudhë të ardhshme më të relaksuar.
“Ky ligj ofron zgjidhje për problemet, me të cilat përballet media, por mendoj se do të krijojë probleme të reja. Ne nuk mund të paragjykojmë se çfarë do të ndodhë, ne punën tonë e mbaruam, detyrimi ynë ishte që të paralajmërojmë se ky ligj nuk zgjidh probleme, por shkakton probleme të reja. Dhe, unë garantoj se nëse ky ligj miratohet vitin që vjen, Maqedonia mund të jetë në grupin e vendeve pa liri të shprehjes”, u shpreh kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Me draft-ligjin e hartuar janë paraparë rregulla të reja në punën e mediave, obligimet për gazetarët, redaktorët, redaksitë, pronarët e mediave, si dhe mënyra e dhënies së lejeve për punë.
Gjithashtu, parashihet formimi i Agjencisë për media, në vend të Këshillit për radiodifuzion. Nga shtatët anëtarë sa do të ketë ky trup, tre zgjidhen me propozim të Kuvendit, tre nga Bashkësia e komunave, ndërsa vetëm një nga Shoqata e gazetarëve.
Vërejtje ka në veçanti për nenin 4 të propozim-ligjit, me të cilin, sipas shoqatave mediatike, kufizohet liria e shprehjes, pavarësisht faktit se censura është e ndaluar me Kushtetutën aktuale.
“Vlerësojmë se nuk ka nevojë që në draft-ligj të qëndrojë neni 4, i cili është problematik nga aspekti i standardeve, pasi ka të bëjë me censurën, që është rregulluar me Kushtetutë. Gjithashtu vlerësojmë se shteti duhet të dalë me një analizë më serioze, më përmbajtësore për ndikimin që do të ketë ky propozim ndaj më shumë segmenteve në shoqëri”, tha Biljana Petkovska, nga Institutit maqedonas i mediave.
Edhe nga Sindikata e gazetarëve thonë se propozimi duhet të tërhiqet nga procedura.
“Ky ligj, vërtet, do të shkaktojë probleme edhe atë pikërisht në ato sfera ku deri më tani nuk ishin të pranishme, ndërsa nuk adreson çështjen kyçe apo problemet kryesore që edhe kanë përkeqësuar lirinë e shprehjes në vend. Ne jemi të hapur për debat dhe shpresojmë se vërejtjet tona do të merren në konsideratë, pra ligji duhet të tërhiqet”, theksoi Tamara Çausidis, nga Sindikata e gazetarëve.
Ndërkaq, nga Ministria për Shoqëri Informatike thanë se propozimi është në përputhje me standardet evropiane dhe se është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të njohur ndërkombëtarë, duke marrë për bazë praktikat e shteteve të avancuara në sferën mediatike.
Në raportet e fundit të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, Maqedonia në vazhdimësi ka shënuar rënie sa i përket lirisë së shprehjes.