Atë Nikolla Dragiçeviq po i numëron varret e dëmtuara në Fushë Kosovë, ambasadorit të OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger, e krejt këtë bisedë po e dëgjon kryeimami i komunës, Remzi Godeni.
“Në atë anë, janë rreth shtatë varre të dëmtuara tërësisht”, po i thuhej diplomatit evropian, përderisa shëtisnin nëpër varreza, ku disa prej tyre po riparoheshin.
Dy prijësit fetarë të qytezës, kishin dalë për t’i pastruar të premten varrezat ortodokse në Fushë-Kosovë, dhe për t’u dhënë një porosi komuniteteve se dëmtimi i varreve e përmendoreve të të vdekurve, nuk i ndihmon askujt.
“Qëllimi i vizitës në varreza, është që të tregojmë se secili prej nesh duhet t’i mirëmbajë, jo vetëm varrezat e veta, por të gjitha varrezat në Fushë Kosovë, si ato ortodokse, myslimane dhe rome. Dhe, që të mos shkatërrohet ajo që njerëzit tanë, si ortodoksët, myslimanët dhe romët, ndërtuan, por t’i ruajmë ato varreza, t’i pastrojmë dhe t’i rregullojmë”, tha Dragiçeviq.
Gjatë shëtitjes disa minutëshe nëpër varreza, vullnetarët që kishin dalë për të pastruar mbeturinat që i kishte hedhur era, por edhe njeriu, prifti ortodoks dhe mysafirët e tij, panë dhjetëra përmendore të rrëzuara dhe të dëmtuara.
Pamjet dëshmonin se dora e njeriut i kishte bërë ato dëme në varret ortodokse.
Hoxha i qytetit lëkundte kokën kur kalonte pranë varreve, ndërsa shprehte keqardhje për gjendjen në varreza.
“Qëllimi sot është që t’i tregojmë popullit që ne nuk kemi probleme ndëretnike, fetare. Jem popuj që punojmë me kombin, secilin me kombin dhe fenë e vet”, tha Godeni.
Përderisa ata shëtisnin, pak metra larg tyre, por brenda rrethojave të varrezave, disa vullnetarë të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mbushnin thasët me mbeturina, si pjesë e aksionit mbarëkosovar për pastrimin e mjedisit.
Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, nuk foli për atë që pa dhe iu shpjegua të premten në varrezat ortodokse.
Tha vetëm se prania e dy prijësve fetarë, në një vend të tillë, flet vetë.
“Jam shumë i lumtur që sot gjendem në mes të këtyre dy burrave, një prifti dhe imami, dhe se kjo është një shenjë e mjaftueshme për të treguar se jemi bashkë, për t’i kontribuar kësaj fushate”, tha Schlumberger.
Ai theksoi se autoritetet lokale duhet të tregojnë kujdes për varrezat.
“Është detyrë e komunës që të kujdeset për varrezat, meqë jemi [gjendemi] në këto varreza, pavarësisht se cilit komunitet dhe feje i takojnë ato”, theksoi Schlumberger.
Dhjetëra varreza të dëmtuara në Fushë Kosovë, kanë nisur të riparohen.