Daçiqi: Nuk dëshirojmë ta imponojmë marrëveshjen me Kosovën

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Prishtinën, pa pajtueshmërinë e serbëve të Kosovës, mund të sjellë pasoja të dëmshme.

“Ne nuk dëshirojmë që me forcë ta imponojmë dhe implementojmë marrëveshjen”, u tha Daçiq gazetarëve në qeverinë e Serbisë, pas takimit me një delegacion të serbëve të Kosovës.

Ai mëtutje ka theksuar se “Qeveria e Serbisë qëndron pranë vendimit të saj dhe në interes të Serbisë është që marrëveshja të realizohet”.

Zoti Daçiqi ka vlerësuar se bisedimet me delegacionin e serbëve të Kosovës ishin korrekte dhe se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet në interes të “njerëzve të rëndomtë, të cilët i kanë vendet e punës dhe jetën në Kosovë”.