Serbët e Kosovës sot në Beograd

Beograd

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të takojnë sot në Beograd përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, për të biseduar rreth Marrëveshjes së Brukselit.

Sipas mediave serbe, në takim do të marrin pjesë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, ndërsa përveç përfaqësuesve të serbëve të veriut, në tryezë do të jenë edhe përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Takimi do të jetë përpjekje për të afruar qëndrimet aktualisht të largëta midis serbëve të Kosovës dhe Qeverisë në Beograd, rreth Marrëveshjes së Brukselit.

Të parët konsiderojnë se “marrëveshja Thaçi-Daçiq” i ndan ata nga Serbia, ndërsa të dy dytët thonë se ajo u garanton atyre më shumë të drejta.

Daçiq ka shfaqur dëshirën për arritjen e unitetit, por nuk ka përjashtuar referendumin si një hap në këtë drejtim.

Lexoni edhe këtë.