Ban Sirisë: Lejo të hetohen sulmet kimike!

Sekrteari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekrteari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Damaskut që t’iu lejojë ekspertëve të hetojnë akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Ban ka thënë se e merr seriozisht raportin e inteligjencës amerikane, i cili vë në pah se Siria ka përdorur armatimin kimik dy herë.

Siria ka shfaqur dëshirën që hetimet të kufizohen në incidentin që ka ndodhur në muajin mars, jo larg Alepos, por Ban ka thënë se do hetime më të gjera, të cilat do të përfshijnë edhe incidentin e dhjetorit të kaluar në Homs.

Ban i ka bërë këto komente në Nju Jork, në një konferencë të përbashkët për media me shkencëtarin suedez, Ake Sellstrom, i cili kryeson misionin hetues të OKB-së për akuzat e përdorimit të armëve kimike në Siri.