Opozita e qendrës së djathtë në Islandë do të kthehet në pushtet.
Me gati të gjitha votat e numëruara, Partia e Pavarësisë dhe Partia Përparimtare pritet të marrin 40 vende nga 63 sa ka parlamenti.
Dy partitë janë përmbysur në zgjedhjet e 2009-ës, pasi kriza globale financiare ka shkaktuar kolapsin e bankave më të mëdha të vendit.
Por, ato duket se kanë bindur votuesit me premtimet për rritje ekonomike, pas një sërë masash të ashpra kursimi nën koalicionin e qendrës së majtë.
Bjarni Benediktsson, udhëheqës i Partisë së Pavarësisë, pritet të jetë kryeministri i ri i Islandës. Zgjedhjet në këtë vend janë mbajtur të shtunën.