Ende nuk dihet qartë profili i pesë kompanive potenciale për koncesionimin e kompleksit turistik Brezovica.
Autoritetet kompetente tashmë kanë bërë publike kompanitë që kanë shprehur interesimin për këtë qendër. Ndërkaq, sa i përket profileve të tyre, kanë deklaruar se do të bëhen publike në momentin që komisioni vlerësues profesional do ta bëjë përzgjedhjen e kompanive të parakualifikuara.
Shprehje të interesit për koncesionin e Brezovicës ka paraqitur edhe kompania turistike “MK Group” nga Serbia, ndërsa të tjerat janë “ATC Consultants” nga Austria, “Rilla Ski Resort” nga Bullgaria , “Civitel Hotel & Resorts” nga Greqia dhe “PGI Managmnet & MDP Consulting” nga Spanja dhe Franca.
Baki Hoti, udhëheqës i Shoqatës së Turizmit Alternativ në Kosovë, thotë se nevojitet të bëhet i qartë profili i kompanive potenciale, por megjithatë, ai kërkon që ky projekt të realizohet me transparencë të plotë.
Sipas Hotit, autoritetet kompetente duhet të kërkojnë nga kompania fituese që qendra turistike, Brezovica, mos të shfrytëzohet vetëm për turizëm dimëror, por të shfrytëzohet përgjatë gjithë vitit.
“Kjo është faza e parë dhe në fazat tjera do të shikohen të gjitha mundësitë dhe projektet që do t’i dërgojnë kompanitë. E rëndësishme është që të fitojë projekti që është më atraktiv në këtë rast, dhe e dyta që ky projekt të jetë transparent në të gjitha çështjet financiare apo çështjet tjera”, thotë Hoti.
Në fazën e dytë, kompanitë e parakualifikuara, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të kenë mundësi që të përgatisin propozimin e tyre për dizajnimin, ndërtimin, operimin dhe financimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në përputhje me kriteret dhe afatet e caktuara nga Komiteti drejtues ndërministror.
Por, Baki Hoti vlerëson se nevojitet monitorim për punën dhe investimet që realizon kompania fituese.
“Fillimisht më gëzon fakti se kemi pesë kompani që kanë shprehur interes dhe është një lajm i mirë për këtë çështje. Dhe, çështja tjetër është të jetë transparent, pse jo, të kemi ndonjë këshilltar, qoftë ndërkombëtar nga lëmi të caktuara dhe të japin kontributin e tyre. Pse mos të ketë ndonjë monitorim nga shoqatat e ndryshme të Kosovës, qofshin nga ekspertët nga fushat tjera?!”, konsideron Hoti.
Eleonora Kryeziu, njohëse e çështjeve turistike, thotë se jo të gjitha kompanitë potenciale janë atraktive për koncesionimin e Brezovicës.
Megjithatë, Kryeziu konsideron se kompania fituese duhet të investojë në një model të ri në kompleksin Brezovica, pa anashkaluar edhe riparimin e kapaciteteve ekzistuese.
“Nëse kompanitë kanë kapacitet apo kapital material, për të investuar në Brezovicë, unë mendoj se duhet të shkohet me një model të ri të rindërtimit, edhe të hoteleve dhe shtigjeve ekzistuese”.
“ Kjo ngase Brezovica nuk është vend që ofron turizëm vetëm gjatë dimrit, mirëpo turizmi në këtë rajon mund të zhvillohet gjatë tërë vitit, sepse është vend atraktiv, dhe faktikisht do të sjellë shumë të holla për vendin tonë”, shprehet Kryeziu.
Eleonora Kryeziu është pronare e Agjencisë Turistike “ Intours- Travel” që mundëson ardhjen e turistëve të huaj në Kosovë, dhe tregon se interesimi i turistëve është shumë i madh për të vizituar Kosovën, konkretisht qendrën e skijimit Brezovica.
Sipas autoriteteve kompetente, pas koncesionimit, Brezovica pritet që të shndërrohet në qendër turistike konkurrente me Maqedoninë dhe Bullgarinë, në aspektin fitimprurës dhe atë të biznesit.
Qendra e skijimit, Brezovica, ka një hapësirë prej 2500 hektarësh dhe gjendet në komunën e Shtërpcës, në pjesën veriperëndimore të Maleve të Sharrit.
Kompania fituese për koncesionimin e këtij kompleksi pritet të zgjidhet gjatë këtij viti.