Kisha Ortodokse Serbe formalisht e ka shkarkuar nga detyra një peshkop të njohur 74 vjeçar, për shkak të skandalit seksual, në kuadër të të cilit janë përfshirë orgji dhe dhunime të djemve dhe vajzave të mitura.
Ky peshkop është Vasilije Kaçavenda, që ka shërbyer në qytetet Tuzlla dhe Zvornik në Bosnjë e Hercegovinë.
Para një muaji ai ishte tërhequr nga detyra e tij kishtare, për shkak të dyshimeve në rritje se kishte shfrytëzuar pozitën e vet për organizimin e orgjive të shpeshta dhe kishte dhunuar djem dhe vajza të mitura.
Kisha Ortodokse Serbe e ka miratuar dorëheqjen e tij, pasi këtë javë janë publikuar videot në të cilat ai duket të jetë përfshirë në aktivitete seksuale me djem të rinj.
Vendimi i Sinodit të Shenjtë të kësaj kishte që ta pranojë dorëheqjen e tij duket se është pranimi i parë i pakënaqësisë në Kishën Ortodokse Serbe me akuzat e tmerrshme, që më tepër do t’i përkisnin një gjykate të perandorit Caligula se sa Dioqezës Ortodokse.
Bojan Jovanoviq, ish studenti i teologjisë në Bijelinë të Bosnjë Hercegovinës, ku ishte selia e Dioçezës së peshkopit Kaçavenda, thotë se ai e kishte parë një numër të orgjive të organizuara nga peshkopi 74 vjeçar, në të cilat kishin marrë pjesë edhe klerikët e tjerë dhe biznesmenë.
Jovanoviq thotë se zoti Kaçavenda personalisht kishte kërkuar nga ai që të gjejë fëmijë të rinjë për qëllime seksuale.
“Ata u përpoqën disa herë që të më vinin në situatë të komprometuar, ose të më tërheqin në mesin e grupit të tyre. Peshkopi, po ashtu, ka sugjeruar se unë duhet ta përdori shkollën ku kam dhënë mësim për t’i sjellë atij fëmijë deri në moshën 10 vjeç, por natyrisht se unë kam refuzuar".
"Unë, po ashtu, isha dëshmitar kur murgjit, nga manastiret e tjera, i sillnin studentët e teologjisë, të cilët do ta kalonin natën me peshkopin. Një mëngjes, njëri prej tyre më thirri dhe më luti që ta hapja derën e dhomës së peshkopit, në mënyrë që ai të mund t’i merrte gjërat e tij”, tha Jovanoviq.
Peshkopi Kaçavenda kishte tërhequr interesimin e opinionit me stilin luksoz të jetës dhe lidhjet me liderët e kohës së luftës Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.
Disa njerëz tashmë janë paraqitur me akuza kundër peshkopit, përfshirë edhe një vajzë myslimane, e cila tha se Kaçavenda e ka detyruar atë të kalojë në fenë e krishterë dhe pastaj e ka dhunuar atë kur ajo ishte 16 vjeçare.
Në vitin 2010, thashethemet u forcuan kur u paraqitën fotografitë në të cilat peshkopi merrte poza afër stripterit të njohur beogradas, Dejan Nestoroviq, i cili kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie personale me Kaçavendën.
Por, kultura e heshtjes brenda kishës nuk mbijetoi shumë gjatë. E përditshmja beogradase Blic kishte raportuar se i ka parë videot pornografike, që duket se e paraqesin peshkopin Kaçavenda, të angazhuar në seks oral dhe aktivitete të tjera seksuale me të rinj në lokacione të ndryshme.
Tash Kaçavenda, i larguar nga Kisha, mund të ballafaqohet me akuza të shumta në gjykatë.
Avokati nga Bijelina, Dushko Tomiq, thotë se ai ka mbledhur dëshmi nga shumë njerëz që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga peshkopi.
Në mesin e këtyre dëshmive gjenden edhe ato të dy klerikëve, dhe të nënës dhe gjyshërve të një personi, Miliq Bllazanoviq, student i teologjisë, i cili si 16 vjeçar nuk kishte mundur të avanconte nga Kaçavenda, dhe më vonë kishte vdekur nën rrethana misterioze në një manastir të izoluar.
Avokati Tomiq thotë se vendimi për largimin e Kaçavendës nga shërbimi duhet të jetë vërejtje edhe për anëtarët e tjerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe elitës politike se askush nuk është mbi ligjin.
“Kur i lexova të gjitha informacionet dhe të gjitha raportet nga njerëz të ndryshëm, që ai i kishte abuzuar, nga njerëzit që ai u kishte shkaktuar aq shumë vuajtje, unë isha i shokuar si besimtar ortodoks dhe si njeri; si mundet ky person të jetë ende i pranishëm në jetën publike".
"Kaçavendea ishte bërë politikan, dhe të mos harrojmë, se ai është gjeneral i armatës së Serbisë, të mos harrojmë se ai është shok i ngushtë me Millorad Dodikun, president i Republikës Serbe në Bosnjë, dhe me shumë biznesmenë dhe ndërmarrës me ndikim. Të gjithë ata tash kanë probleme të mëdha”, tha avokati Dushko Tomiq.
Kaçavenda i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për keqbërje dhe është kërcënuar me padi ndaj atyre që e kishin “njollosur dhe përgojuar”.
Duke e pranuar dorëheqjen e tij, Kisha nuk e ka përmendur fjalën skandal, duke thënë se peshkopi vetëm po tërhiqej për shkaqe shëndetësore.
Por, rënia e tij e qartë nga pozita, me gjasë do t’i forcojë kritikët e Kishës Ortodokse Serbe, e cila tashmë ka pësuar një varg të skandaleve me abuzim seksual të klerikut tjetër, peshkopit Pahomije, i cili ishte akuzuar për abuzim seksual të katër të miturve në periudhën 1999-2002.
Kisha Ortodokse Serbe me seli në Beograd, e ka mbajtur heshtjen strikte ndaj të gjitha akuzave për abuzim seksual, ndërsa patriarku Irinej, zëshëm i ka kundërshtuar planet për marshin e homoseksualëve në Beograd, duke thënë se një ngjarje e tillë do të ishte një “hije morale” në vendin e tij.
Qëndrimi i tillë i kishës ka nxitur krahasime fatkeqe me mënyrën se si Vatikani i ka menaxhuar skandalet e veta me abuzimet seksuale.
Sociologu nga Beogradi, Mirko Gjorgjeviq, thotë se udhëheqja e Kishës Ortodokse, tash një kohë të gjatë, mendon se është e paprekshme, edhe nëse në dritë dalin dëshmi të shumta.
“Kisha jonë u përpoq t’i fuste gjërat nën qilim. Në rastin e peshkopit Pahomije, shteti thjeshtë po pret që e gjithë situata të vjetrohet, megjithqë mendohet se fenomeni i pedofilisë në Kishë dhe shoqëri është shumë i përhapur".
"Problemi është se në vendin tonë, me përjashtim të disa rasteve të dukshme, opinioni është në gjum ose i frikësuar, dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me këto probleme”, thotë Gjorgjeviq.
Peshkopi Grigorije nga Zahumle në Hercegovinë, njëri nga pesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ka kërkuar kujdes në gjykimin e gjërave, duke thënë se hetimet e Kishës për këtë çështje “nuk mund të bëhen shpejtë”.
“Sugjerimet e mia për besimtarë janë që të mos gjykohet askush derisa e vërteta të dalë në shesh. Kur të mësojmë se cila është e vërteta, sipas fesë sonë, dhe ky është paradoks i religjionit tonë, ne nuk duhet ta urrejmë personin, por duhet ta duam atë dhe të lutemi për të. Por, gjykata do ta bëjë punën e vet”, tha peshkopi Grigorije. (f. bujupi)