“Kosova arriti ta ruajë tërësinë e saj territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj, nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale. Kjo vërtetë është vërtetë arritje historike”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan.
RADIO EVROPA E LIRË
JAMES HOOPER
Edhe unë pajtohem se është marrëveshje historike. Është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën, për Serbinë, për rajonin, për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Me të fuqizohet thelbësisht stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Me të gjithashtu, dëshmohet se Bashkimi Evropian mund të luajë rol efektiv në tejkalimin e antagonizmat e thella ndërmjet vendeve të Ballkanit, ose thënë më mirë të Evropës Juglindore.
Shumëkush është befasuar nga kjo marrëveshje, duke qenë se kanë qenë të shumtë ata që mendonin se procesi nuk do të mund të arrinte kaq larg. Ajo mban emrin marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, por sipas gjykimit tim marrëveshja shënon një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova arriti ta ruajë tërësinë e saj territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj, nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale. Kjo vërtetë është vërtetë arritje historike.
RADIO EVROPA E LIRË
JAMES HOOPER
Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Është e qartë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipi i tij kanë synuar ta arrijnë këtë qëllim. Por, negociatat janë negociata. Për momentin, kjo nuk është arritur, pra anëtarësimi në OKB, por ka marrëveshje se asnjëra palë nuk do ta bllokojë palën tjetër në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane.
Mendoj se kjo është mjaft thelbësore për Kosovën. Unë mendoj se si rezultat i kësaj do të ketë njohje të shtuar të shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimi në OKB do të vijë me kohë. Thënë sinqerisht, me Vuk Jeremiqin, në krye të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të kishte qenë goxha e vështirë për t’u realizuar një gjë e këtillë.
Sidoqoftë, dinamika që ka sjellë kjo marrëveshje tash, e sjellë Kosovën më afër anëtarësimit në OKB dhe mendoj thelbësisht më afër.
RADIO EVROPA E LIRË
JAMES HOOPER
Pa dyshim që zbatimi do të jetë periudha pasuese dhe të dyja palët duhet të punojnë në këtë drejtim. Megjithatë, përgjegjësia më e madhe për zbatueshmërinë e marrëveshjes do t’i bie Beogradit.
Është e qartë se serbët e Kosovës në veri të vendit nuk janë të kënaqur me këtë marrëveshje dhe nuk do të kenë të kënaqur natyrisht. Mendoj gjithashtu se ka kufizime në atë se çfarë mund të bëjë Prishtina në këtë drejtim.
Problemi më i madh është se serbët e veriut të Kosovës se udhëhiqen nga mafia kriminale dhe tani kjo mafia po e kupton se do të humbas kontrollin dhe pushtetin që ka, si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Prandaj, barra bjen mbi Beogradin.
RADIO EVROPA E LIRË
JAMES HOOPER
Po ta lexoni marrëveshjen dhe këto 15 pikët që ka, ato në fakt janë të mërzitshme, s’ka ndonjë dramë përbrenda dhe dikush mund të çuditet pse e gjithë kjo zhurmë. Por, këto 15 pikët janë fjalë në letër dhe fjalët në letër nuk e zgjidhin problemin, nëse ato fjalë nuk pasqyrojnë zotimet e të dyja palëve.
Në këtë rast, fjalët në letër pasqyrojnë një rrjet të zgjeruar mirëkuptimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbi marrëdhëniet e tyre. Dhe rrëfimi i patreguar i këtyre bisedimeve është suksesi i të dyja palëve në gjetjen e një baze të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Dhe në fakt mendoj se BE-ja ka ndihmuar goxha në këtë drejtim, të mos harrojmë këtu edhe Gjermaninë në veçanti. Kancelarja Angela Merkel ka merita të mëdha në ndërmjetësimin e kësaj që ka ndodhur.
E gjitha kjo është një zhvillim i ri, një situatë ku të dyja palët janë fitimtare. Si dy vende fqinje, Kosova dhe Serbia, kane vendosur themelet, jo vetëm kornizën pra, por themelet për një marrëdhënie të re, nëpërmjet së cilës kufijtë e Kosovës tashmë janë të përcaktuar.
RADIO EVROPA E LIRË
JAMES HOOPER
Unë nuk pohoj se jam ekspert i të 15 pikëve që gjenden në marrëveshje. Por, në këtë kuadër, gjëja më e rëndësishme besoj është se cilado strukturë sigurie që funksionon në territorin e Kosovës, do të funksionojë me zinxhir komandues të forcave të rendit në Kosovë.
Domethënë, ato do të jenë pjesë e strukturave të sigurisë së Kosovës, nuk do të veprojnë në mënyrë të pavarur apo njëanshëm, por nën autoritetin e Prishtinës.
Aparati serb i sigurisë në Kosovë mbase nuk është më as në kontrollin e plotë të Beogradit dhe kjo pa dyshim që do të jetë problem edhe për vetë Beogradin, që të vendos një formë kontrolli mbi të.
Por, e rëndësishme është që është vendosur parimi, në bazë të të cilit cilido formacion sigurie do të jetë në kuadër të zinxhirit komandues të autoriteteve në Prishtinë. Ky mendoj është një hap i madh përpara.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Hooper, Kosova dhe Serbia kanë parafuar marrëveshjen, e cila pritet të nënshkruhet, për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Marrëveshja është vlerësuar si historike nga shumica, ju si mendoni?
JAMES HOOPER
Edhe unë pajtohem se është marrëveshje historike. Është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën, për Serbinë, për rajonin, për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Me të fuqizohet thelbësisht stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Me të gjithashtu, dëshmohet se Bashkimi Evropian mund të luajë rol efektiv në tejkalimin e antagonizmat e thella ndërmjet vendeve të Ballkanit, ose thënë më mirë të Evropës Juglindore.
Shumëkush është befasuar nga kjo marrëveshje, duke qenë se kanë qenë të shumtë ata që mendonin se procesi nuk do të mund të arrinte kaq larg. Ajo mban emrin marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, por sipas gjykimit tim marrëveshja shënon një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova arriti ta ruajë tërësinë e saj territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj, nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale. Kjo vërtetë është vërtetë arritje historike.
RADIO EVROPA E LIRË
Në Kosovë ndjenjat janë të përziera për marrëveshjen, veçanërisht kur bëhet fjalë për pikën 14 të saj, në të cilën nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kritikët madje thonë se Kosova ka dalë humbëse me këtë marrëveshje…
JAMES HOOPER
Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Është e qartë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipi i tij kanë synuar ta arrijnë këtë qëllim. Por, negociatat janë negociata. Për momentin, kjo nuk është arritur, pra anëtarësimi në OKB, por ka marrëveshje se asnjëra palë nuk do ta bllokojë palën tjetër në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane.
Mendoj se kjo është mjaft thelbësore për Kosovën. Unë mendoj se si rezultat i kësaj do të ketë njohje të shtuar të shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimi në OKB do të vijë me kohë. Thënë sinqerisht, me Vuk Jeremiqin, në krye të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të kishte qenë goxha e vështirë për t’u realizuar një gjë e këtillë.
Sidoqoftë, dinamika që ka sjellë kjo marrëveshje tash, e sjellë Kosovën më afër anëtarësimit në OKB dhe mendoj thelbësisht më afër.
RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë hapat e ardhshëm zoti Hooper, për të siguruar zbatimin e marrëveshjes? Liderë të shumtë botërorë kanë përshëndetur arritjen e saj, por njëkohësisht kanë bërë thirrje për zbatim besnik sa më shpejt që të jetë e mundshme…
JAMES HOOPER
Pa dyshim që zbatimi do të jetë periudha pasuese dhe të dyja palët duhet të punojnë në këtë drejtim. Megjithatë, përgjegjësia më e madhe për zbatueshmërinë e marrëveshjes do t’i bie Beogradit.
Është e qartë se serbët e Kosovës në veri të vendit nuk janë të kënaqur me këtë marrëveshje dhe nuk do të kenë të kënaqur natyrisht. Mendoj gjithashtu se ka kufizime në atë se çfarë mund të bëjë Prishtina në këtë drejtim.
Problemi më i madh është se serbët e veriut të Kosovës se udhëhiqen nga mafia kriminale dhe tani kjo mafia po e kupton se do të humbas kontrollin dhe pushtetin që ka, si rezultat i kësaj marrëveshjeje. Prandaj, barra bjen mbi Beogradin.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe si duhet trajtuar atëherë, çfarë duhet ndërmarrë me këtë mafian kriminale?
JAMES HOOPER
Po ta lexoni marrëveshjen dhe këto 15 pikët që ka, ato në fakt janë të mërzitshme, s’ka ndonjë dramë përbrenda dhe dikush mund të çuditet pse e gjithë kjo zhurmë. Por, këto 15 pikët janë fjalë në letër dhe fjalët në letër nuk e zgjidhin problemin, nëse ato fjalë nuk pasqyrojnë zotimet e të dyja palëve.
Në këtë rast, fjalët në letër pasqyrojnë një rrjet të zgjeruar mirëkuptimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbi marrëdhëniet e tyre. Dhe rrëfimi i patreguar i këtyre bisedimeve është suksesi i të dyja palëve në gjetjen e një baze të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Dhe në fakt mendoj se BE-ja ka ndihmuar goxha në këtë drejtim, të mos harrojmë këtu edhe Gjermaninë në veçanti. Kancelarja Angela Merkel ka merita të mëdha në ndërmjetësimin e kësaj që ka ndodhur.
E gjitha kjo është një zhvillim i ri, një situatë ku të dyja palët janë fitimtare. Si dy vende fqinje, Kosova dhe Serbia, kane vendosur themelet, jo vetëm kornizën pra, por themelet për një marrëdhënie të re, nëpërmjet së cilës kufijtë e Kosovës tashmë janë të përcaktuar.
RADIO EVROPA E LIRË
Përmendët kancelaren Merkel; kur flasim për zhbërjen e strukturave paralele të sigurisë, Gjermania ka qenë vendimtare në kërkesën e saj për heqjen e tërësishme të këtyre strukturave. Kjo marrëveshje ndërkaq mundëson angazhimin e tyre në strukturat ekuivalente kosovare, gjë që nga disa analistë shihet si sfidë e vërtetë…