Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës
Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, Baronesha Catherine Ashton, deklaroi sot gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë që BE vlerëson se “ka rëndësi thelbësore që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të mbahen sipas standarteve ndërkombëtare dhe europiane".
"Ato do të jenë një provë për funksionimin e institucioneve demokratike dhe përparimin në integrimin europian. Ne shprehëm dje shqetësimin tonë për pasojat e mundshme të votimit në parlament tek besimi i qytetarëve tek procesi zgjedhor”, tha ajo.
“Është përgjegjësia e të gjithë politikanëve që të sigurojnë pavarësinë e institucioneve dhe të bëjnë të mundur që institucionet të gëzojnë besimin e të gjithëve, ndaj duhet të ketë besim në këtë proces”, tha zonja Ashton.
"BE është angazhuar të vëzhgojë dhe të mbështesë procesin zgjedhor shqiptar të lirë dhe të ndershëm, bazuar në standartet ndërkombëtare dhe europiane”, u shpreh ajo.
Sipas saj, BE është shumë e angazhuar në sigurimin e të ardhmes europiane për Shqipërinë ndaj do të shohë që vendi po ecën në këtë rrugë, por përparimi në këtë rrugë është në duart e vetë shqiptarëve.
Ashton tha se elementë kyç për përparim janë një dialog i mirëfilltë konstruktiv mes partive politike dhe vullneti për të gjetur kompromise. Po ashtu nevojiten rezultate të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionint dhe krimit të organizuar.
Përpara se të mbante deklaratën me mediat, baronesha Ashton zhvilloi një seri takimesh me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sai Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama.
Sipas njoftimit nga presidenca, zoti Nishani ka deklaruar në këtë takim se Shqipëria i ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet europiane.
Sfida e vetme për t’u kapërcyer mbetet sjellja e partive politike gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve.
Ndërsa zoti Rama foli para grupit të deputetëve socialistë menjëherë pas takimit baroneshën Ashton, duke theksuar se votimi i djeshëm rrezikon procesin zgjedhor të 23 qershorit, sepse shumica demokrate po përpiqet të manipulojë zgjedhjet duke rrëmbyer KQZ.
Një natë më parë se zonja Ashton të mbërrinte në Tiranë parlamenti debatoi deri afër mesnatës për të hequr ose jo nga KQZ një komisioner të propozuar nga LSI, e cila u largua nga koalicioni qeveritar dhe po bën një aleancë parazgjedhore me PS e opozitës.
Kryeministri Sali Berisha tha se kjo temë mund të ishte mbyllur shumë thjeshtë nëse ata që propozuan për anëtar të KQZ një prokuror të shkarkuar nga presidenti për shkelje në detyrë do të kërkonin falje.
Deputetët e PS u larguan nga salla e parlamentit ndërkohë që shumica e djtahtë votoi shkarkimin atij komisioneri dhe emëroi një anëtar tjetër në KQZ të propozuar nga Partia Republikane.
Zëvendësimi i një anëtari të KQZ dhe seanca e tensionuar e mbrëmjes së kaluar e shtyu LSI të hedhë një hap më tej drejt PS. Përfaqësues të saj deklaruan në mesditë se edhe anëtarët e LSi në këshillat bashkiake të dalë nga koalicioni me PD këtej e tutje do të rreshtohen në krah të këshilltarëve socialistë.
Ky material fillimisht u publikua në VOA.