Përfundimi pa marrëveshje i takimit të fundit ndërmjet kryeministrave, të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Bruksel, nuk është dëshmi se marrëveshja është e pamundshme, thonë përfaqësues të opozitës dhe analistë në Prishtinë.
Sipas tyre, kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, kanë edhe disa ditë shtesë që të përgatisin opinionin në Kosovë dhe Serbi për nënshkrimin eventual të marrëveshjes gjatë fillimit të muajit prill.
Ish-ministri i Jashtëm, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se është në natyrën e negociatave që procesi sa duket në mbyllje, sa kthehet në fillim.
Sipas tij, do të ishte në interesin e të dyja vendeve që të arrihej një marrëveshje, e cila do të niste epokën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë - Serbi, si dy shtete të pavarura e sovrane.
“Kjo është natyra e negociatave. Derisa sot mund t’ju duket shumë afër një marrëveshje, nesër del se nuk ka qenë aq afër. Por, një ditë më vonë mund të përmbyllet si marrëveshje”.
“Ajo që ka rëndësi është që përfundimisht ky proces të përmbyllet me një marrëveshje ndërshtetërore. Krejt kjo duhet të përmbyllet me një traktat paqeje midis dy shteteve dhe nëse kjo ndodh, sigurisht që është edhe në interesin më të mirë edhe të Kosovës”, thotë Hyseni.
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar nga fillimi procesin e bisedimeve me Serbinë. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, mendon se kryeministri Thaçi është afër të nënshkruajë marrëveshje me homologun e tij serb, Daçiq.
Sipas tij, kjo marrëveshje do t’i thellojë ndarjet e brendshme në Kosovë dhe si e tillë nga Vetëvendosje konsiderohet si shumë e dëmshme.
“Kjo marrëveshje, e cila ka mundësi të jetë përafruar mbrëmë dhe ka mundësi që do të nënshkruhet shumë shpejt, në fillim të muajit prill, do të jetë një marrëveshje, e cila do ta thellonte dhe përfundonte këtë ndarje të brendshme të Kosovës në aspektin formal, në atë që do të jetë rajoni, asociacioni apo sido që të quhet i serbëve që do të funksionojë ndaras nga pjesa tjetër e Kosovës. Tash mbetet të shihet se cilat janë edhe kompetencat ekzekutive që Thaçi është pajtuar t’i jap këtij asociacioni. Një e dimë, është pjesëmarrja në fondin për veriun”, deklaron Ymeri.
Ndërkohë, në analiza politike, vlerësohet se ka ende disa çështje diskutabile në dialog që e mbajnë larg arritjen e marrëveshjes.
Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi, thotë se Kosova dhe Serbia nuk kanë qenë ndonjëherë më afër arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve, e cila pavarësisht që nuk po emërohet, sipas tij, po bazohet në modelin gjermano - gjerman.
Por, janë kompetencat e asociacionit të komunave serbe ato që po e mbajnë peng arritjen e marrëveshjes, nënvizon Matoshi. Ai mendon se definimi i veriut si një rajon evropian, por pa kompetenca ekzekutive e legjislative, do të mund të ishte një zgjidhje që nuk cenon rendin kushtetues të Kosovës.
“Përplasja ndodh për kompetencat dhe sidomos për mundësinë që bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë të ketë gjykatë të lartë, do të thotë të Apelit dhe polici jashtë zinxhirit komandues të Prishtinës zyrtare. Këtu edhe konsiston moslëshimi pe i Prishtinës, sepse me të vërtetë do të nënkuptonte një parakusht për ndarje definitive të Kosovës”, vlerëson Matoshi.
Një zgjidhje që do të përmbante formimin e gjykatës së Apelit dhe një policie të veçantë në veri, nuk do të duhej të pranohej në asnjë mënyrë nga Prishtina zyrtare, thotë Matoshi.
Takimi i fundit, më 20 mars në Bruksel, ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ka zgjatur rreth 12 orë.
“Është mendimi im personal se jemi shumë afër zgjidhjes për disa çështje shumë të rëndësishme, në lidhje me veriun e Kosovës”, ka thënë Ashton, pas takimit.
Në përpjekje që t’i përmbyllë këto bisedime me një marrëveshje, ajo i ka ftuar dy kryeministrat që të rikthehen në takimin e radhës në Bruksel më 2 prill.