Nurija Pozderac dhe gruaja e tij, Devleta, kanë qenë prindër që shumë njerëz do të donin t’i kishin të afërm – myslimanë bosnjakë që kanë rrezikuar jetët e tyre për të strehuar hebrenjtë në Ballkan, që në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë shënjestër për shfarosje.
Por, njëri nga pasardhësit më të shquar të Pozderacëve e ka mbajtur të heshtur lidhjen e tij të gjakut me këtë familje, ndoshta për shkak se karriera e tij politike, deri më tash, është bazuar në imazhin e tij si një nacionalist serb, që nuk i trembet syri.
E gjithë kjo ka ndryshuar të hënën, kur Vuk Jermiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë dhe aktualisht president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në një ceremoni në Beograd, në të cilën stërgjyshërve të tij u është ndarë medalja “I drejti mes kombeve”. Ky është çmimi më i madh, me të cilin Izraeli nderon johebrenjtë për sjellje të guximshme gjatë Holokaustit.
Duke folur pranë gjyshes së tij, Sadeta Pozderac Bulubashiq, Jeremiq ka thënë se është “mirënjohës dhe i entuziazmuar” për vlerësimin që i bëhet rolit të stërgjyshërve të tij në shpëtimin e hebrenjve dhe të tjerëve nga kampi i përqendrimit Jasenovac në Kroaci, ku rreth 700,000 njerëz kanë humbur jetën.
“Dua të them se jam jashtëzakonisht krenar për prejardhjen time dhe paraardhësit e mi, të cilët në Luftën e Dytë Botërore kanë ngrtur zërin kundër krimeve, egërsia e të cilave ka qenë e pashoqe në histori”, ka thënë Jeremiq.
Pranimi i të afërmve boshnjakë paraqet një ndryshim për Jeremiqin, i cili ka ndjekur fuqishëm një agjendë pro-serbe, edhe në Beograd, edhe në OKB, me gjithë përpjekjet për të portretizuar veten si një alternativë progresive nga ekstremistët më të këqij të epokës së Millosheviqit.
Jeremiq, i cili ka kaluar pesë vjet si ministër i Jashtëm i Serbisë para se të merrte presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shtatorin e kaluar, njihet për përdorimin e muskujve të tij diplomatikë kundër njohjes së gjerë të Kosovës, pavarësinë e së cilës e ka refuzuar dhe e ka cilësuar si “Jerusalem” të Serbisë.
Ai po ashtu ka zemëruar shumëkë në rajon, duke marrë qëndrim kritik ndaj rolit të gjykatave ndërkombëtare, të tilla si Tribunali i OKB-së për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
Shumë serbë kanë akuzuar Gjykatën në Hagë se anon kundër Beogradit, duke u fokusuar në incidente të profilit të lartë, si Masakra e Srebrenicës, dhe duke liruar autoritete kosovare dhe kroate, të akuzuara për “krime lufte” kundër serbëve.
Jeremiq ka shkaktuar zemërim edhe me organizimin e performancës “Marshi mbi Drin” në OKB. “Marshi mbi Drin” është një kolonë muzikore që ka shërbyer si himn i serbëve gjatë masakrës në Srebrenicë.
Disa vëzhgues politikë në Beograd sugjerojnë se Jeremiq, i cili ka lobuar në mënyrë agresive për presidencën e Asamblesë së Përgjithshme, flet tani për prejardhjen bosnjake për të siguruar mbështetjen e myslimanëve në garën eventuale për postin kryesor të OKB-së në vitin 2016, kur edhe skadon mandati i dytë pesëvjeçar i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon.
Por, Boshko Jakshiq, kolumnist në të përditshmen beogradase “Politika”, thotë se Jeremiq ka dëshmuar të jetë figurë shumë përçarëse gjatë kohës së tij në Nju Jork.
“Ka thashetheme, por unë personalisht nuk besoj se mund ta marrë atë post. Është e vërtetë se kreu i radhës i OKB-së duhet të vijë nga Evropa Lindore, por nuk mendoj se është personi i drejtë për këtë detyrë – sidomos, kur kihet parasysh se ai ka bërë disa gjëra, të cilat disa vende i kanë konsideruar si provokim apo së paku sjellje e papërshtatshme”, thotë Jakshiq.
Pasardhës tjetër i çiftit Pozderac është Hamdija Lipovaça, i cili ka shërbyer si kryetar i Bihaqit të Bosnjës. Ai nuk ka marrë pjesë në ceremoninë në Beograd, duke thënë se preferon të presë derisa një e ngjashme të mbahet në Bosnjë. (Izraeli nuk ka ambasadë në Bosnjë, por ka premtuar se do të mbajë një mbledhje të dytë përkujtimore për çiftin Pozderac atje).
Lipovaça po ashtu nuk ka fshehur zhgënjimin e tij me paraqitjen e Jeremiqit, kushëririt të tij serb, në ceremoninë në Beograd.
“Nuk jam i kënaqur me performancën e tij në krye të diplomacisë serbe dhe as me presidencën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sidomos pas incidentit të fundit me Marshin mbi Drin. Mendoj se vlerat për të cilat kanë luftuar stërgjyshërit tanë, nuk janë të njëjta me ato që mbështet Jeremiqi sot”, thotë Lipovaça.(v.tela)