Takimi i radhës në nivel kryeministrash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që pritet të mbahet më 20 mars në Bruksel, nga Bashkimi Evropian, po vlerësohet të jetë i një rëndësie të veçantë.
Brukseli, si ndërmjetësues në këtë dialog, pret që palët e përfshira të merren vesh në lidhje me kompetencat e një organi që do të quhej Asociacioni i komunave serbe në Kosovë.
Me krijimin e këtij organi, Beogradi ka paralajmëruar se do të pajtohej për zhbërjen e strukturave të saj të sigurisë në veri të Kosovës, si hapi i parë drejt vendosjes së një normaliteti në këtë pjesë të Kosovës.
Po në funksion të arritjes së një marrëveshjeje të tillë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka ftuar në Bruksel kreun e shtetit të Serbisë, kurse më 14 mars, pritet të vizitojë edhe Prishtinën.
Brukseli në disa raste e ka bërë të qartë se kërkon një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, andaj edhe ka nisur një aktivitet të tillë diplomatik.
Pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, më 4 mars në Bruksel, Ashton në deklaratën e saj kishte thënë se “është arritur një përparim i mirë”.
Por, kishte nënvizuar ajo, “ka ende punë që të kryhet para 20 marsit, kur do të takohemi sërish”.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq i tha Radios Evropa e Lirë se dialogu është në fazën vendimtare dhe se tani po punohet që të dyja palët të arrijnë deri te marrëveshja.
“Përpjekjet tona po shkojnë në drejtim të përparimeve në dialog. Por, për arritjen e marrëveshjes gjithmonë nevojitet që të kemi pajtimin e njërës dhe palës tjetër”, tha Kocijançiq.
Sa i përket Prishtinës zyrtare, sipas këshilltarit politik të kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, ajo i ka kryer tashmë veprimet e nevojshme dhe nuk pritet që Brukseli të ketë ndonjë kërkesë shtesë.
Kurse, vizita e Ashtonit thuhet se ka për qëllim t’i informojë forcat politike në Kosovë, sidomos opozitën, se marrëveshjet që mund të arrihen në Bruksel, do të jenë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
“Vizita e baroneshës Ashton në Prishtinë ka qëllim të vetëm që të sqarojë të gjithë akterët politikë në Kosovë, se të gjitha marrëveshjet që mund të realizohen në Bruksel me ndërmjetësimin e saj, do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha punët e veta në aspekte të ndryshme që ndërlidhen me marrëveshjet eventuale që mund të arrihen në ditët e ardhshme, në kuadër të procesit të dialogut që mbahet në Bruksel”, theksoi Çollaku.
Ndërkohë, analisti i çështjeve politike nga Beogradi, Predrag Simiq, tha se nëse të dyja palët në bisedime thonë se i kanë përmbushur kërkesat në dialog, atëherë mbetet të shihet se çfarë do të ofrojë Bashkimi Evropian.
Siç qëndrojnë aktualisht punët, Simiq e sheh mjaft të vështirë arritjen e një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e dështimit të diplomacisë së zonjës Ashton dhe transferimin e dialogut te diplomacia amerikane.
“Në këtë moment diplomacia evropiane teorikisht ka mundësi që të arrijë deri te marrëveshja, por nëse nuk e arrin, atëherë raundi i ardhshëm i bisedimeve nuk do të mbahet në Bruksel, por në Uashington apo diku në Amerikë”, u shpreh Simiq.
Me arritjen eventuale të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me vendosjen e një normaliteti në pjesën veriore të Kosovës, besohet se do të hapej edhe perspektiva e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përparimet në këtë dialog, nga Brukseli janë vlerësuar si të domosdoshme për dyja vendet. Kosovës i është premtuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, përderisa Serbisë data e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.