Hana Arënliu: Duart e vogla në kitarë

Hana Arënliu

Hana Arënliu, edhe pse e vogël në moshë, vetëm shtatë vjeçare dhe dashuria ndaj kitarës ka bërë që ajo t'i mësojë notat e muzikës.

Hana është nxënëse e klasës së parë në Shkollën Fillore "Mileniumi 3", ndërsa mësimet për kitarë i ndjek në shkollën "Misbah&Friends".

Duart e vogla të Hanës, e bëjnë më të vështirë realizimin e veprave në kitarë.

Megjithatë, ajo tashmë është më e avancuar në këtë instrument, se sa nxënësit që janë 3 vjet me të vjetër se ajo.

I pëlqen muzika Rock dhe Pop.

Pasioni i saj, përveç muzikës, janë kafshët, sidomos qentë.

Your browser doesn’t support HTML5

Hana Arënliu