Opozita maqedonase përfundimisht ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale, për shkak të refuzimit të kërkesës të saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Vendimi është marrë tri ditë para skadimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale që janë paraparë të mbahen më 24 mars.
“Vendimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Pa marrëveshje politike për dalje nga kriza që nënkupton edhe verifikimin e legjitimitetit të institucioneve që brutalisht u rrënuan nga ana e këtij pushteti, ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale. Vendimi është marrë me konsensus në mbledhjen e këshillit qendror të partisë”, deklaron Andrej Petrov, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
Nga opozita njoftojnë se tashmë që të 42 deputetët e saj kanë deponuar nënshkrimet për heqje dorë nga mandati dhe se dorëzimi i tyre në Kuvend pritet të bëhet shumë shpejt.
Vendimi i këtillë i LSDM-së pasoi një deklaratë të një dite më parë nga kryeministri Nikolla Gruevski se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë.
Gruevski, për krizën politike në vend, akuzoi opozitën, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që për shkak të kësaj, Maqedonia të marrë raport negativ nga KE-ja apo edhe të humbë statusin e shtetit kandidat.
“Dua t’i bëj thirrje opozitës që të hyjë në procesin zgjedhor dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat do të jenë të lira dhe demokratike. Opozita po kushtëzon, kërcënon dhe po krijon kaos gjithkund. Ajo ka rrënuar imazhin e shtetit duke realizuar agjendën e turpit përmes liderit të tyre. Për herë të parë pas pesë vjetësh, paralajmërohet edhe raport negativ nga ana e Komisionit Evropian, ndërsa është e mundur edhe humbja e rekomandimit”, tha Gruevski.
Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino, përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai, po ashtu, thekson se bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës, do të dëmtojë rëndë procesin e euro-integrues të Maqedonisë. Me Saninon, u takua edhe lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski, por detaje nga ky takim nuk janë dhënë.
Ndërkohë, ka vazhduar edhe të mërkurën vizita e një delegacioni të parlamentarëve evropianë nga partitë popullore të afërta me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.
Ato i bënë thirrje opozitës që të shqyrtojë pozicionin e saj dhe të kthehet në Kuvend.
Duke komentuar pozicionet e këtilla të partive politike, analisti Aljadin Demiri nuk përjashton mundësinë që në tri ditët e ardhshme gjendja edhe të ndryshojë falë diplomacisë intensive të faktorit ndërkombëtar, i cili më tepër se politikanët vendor, është i interesuar për të ardhmen e Maqedonisë.
“Fakti që opozita është e gatshme të kthejë edhe mandatet dhe fakti që VMRO DPMNE-ja është në gjendje që të hyjë në zgjedhje lokale që gjithsesi se do të jenë jolegjitime pa pjesëmarrjen e opozitës, Maqedoninë e sjellin buzë një greminës së krizës edhe atë të krizës së vërtetë”.
“Mirëpo, invazioni i eurodiplomatëve do të thotë se brenda këtyre tri ditëve mund edhe të ulen në negociata që të evitohet pjesa e mëtejshme, e cila do të jetë krizë e dhimbshme dhe e trishtueshme për Maqedoninë”, vlerëson Alajdin Demiri.