Rreth 20 veta kanë protestuar të premten paradite në mënyrë paqësore, para Manastirit të Deçanit, ndërsa janë ndaluar nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, që t’i afrohen këtij monumenti.
Demonstruesit mbanin në duar pankarta ku shkruante se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo serbëve, që u vlerësua nga priftërinjtë e manastirit si një kërcënim për jetët e tyre.
Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo demonstratë ishte thirrje për shkatërrim të këtij tempulli, nga ekstremistët, të cilëve, sipas tij, po iu prin kryetari i komunës.
“Në të gjitha protestat, të cilat i organizon kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me grupet ekstremiste të këtyre trevave, thirret për dëbim të priftërinjve dhe shkatërrimin e Manastirit të Deçanit, që është një trashëgimi kulturore botërore”, tha Janjiq.
Pakënaqësitë e banorëve të komunës, lidhen me një vendim të nxjerrë muajin e kaluar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, i cili 23 hektarë tokë që pretendojnë dy ndërmarrje shoqërore të jetë pronë e tyre, i mbesin në administrim Manastirit të Deçanit.
Janjiq tha se ka kërcënime reale nga grupe të tilla protestuesish dhe këtë e arsyeton me incidentet në të kaluarën.
“Ka kërcënime reale, sepse manastiri është sulmuar katër herë në 13 vjetët e fundit. Ka arsye reale për brengë, dhe në raste të tilla, jo vetëm që mund të vijë deri te humbja e jetëve, por ka rrezik edhe për dëmtimin e madh të një trashëgimie kulturore botërore,” tha Igumeni Janjiq për Radion Evropa e Lirë.
Mirëpo, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i hodhi poshtë këto pohime dhe akuza që iu bënë nga klerikët e Manastirit. Madje, ai tha se në protestë ishin hiq më shumë se 10 veta, dhe se ai vetë nuk ishte atje.
Por, Selmanaj deklaroi se i përkrah demonstratat e tilla, përderisa nuk provokojnë incidente.
“Unë nuk kam qenë atje, por ata kanë provuar të shkojnë, nuk kanë hyrë brenda... Për protesta paqësore, po (i kam përkrahur), mendoj se është mjet demokratik edhe e drejtë e qytetarëve ta shprehin mendimin e tyre”, deklaroi Selmanaj për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, ai nuk hezitoi edhe të sqarojë se, kush ishin demonstruesit dhe si ngjau e gjithë protesta.
“Pak më herët ka qenë këshilli organizativ, me dy-tri pankarta, dhe kanë provuar të shkojnë deri te manastiri në mënyrë paqësore. Por, janë ndaluar nga KFOR-i dhe kjo është e gjitha që ka ndodhur”, sqaroi Selmanaj.
Ndryshe, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, konfirmojnë se 25 veta kanë protestuar qetë para Manastirit të Deçanit, dhe janë shpërndarë pas një ore, pa provokuar asnjë incident.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Nowitzki tha për Radion Evropa e Lirë, se demonstruesit me pankarta në dorë, i janë bindur perimetrit të sigurisë që kanë vendosur trupat paqeruajtëse.
“Njëzet deri njëzetepesë demonstrues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it, kanë mbikëqyrur rrjedhën e protestës. Rreth orës 12 e 18 minuta, demonstruesit janë shpërndarë të qetë”, theksoi Nowitzki.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që vendimi i gjykatës të respektohet nga banorët dhe komuna e Deçanit.
Policia e Kosovës ndërkaq nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se në orën 11:00 të së premtes, "është zhvilluar një aktivitet simbolik i paralajmëruar ditë më parë nga këshilli organizativ në përbërje prej 10 anëtarëve".
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 10 anëtarë të këshillit organizativ, thuhet në komunikatë.
"Policia e Kosovës demanton lajmet e publikuara nga disa media për "shtetrrethimin" siç e kanë quajtur ato të Manastirit të Deçanit, duke publikuar edhe foto që nuk korrespondojnë me realitetin dhe aktivitetin e sotshëm në Deçan".