Kthimi eventual i mandateve të deputetëve të opozitës interpretohet në mënyra të ndryshme mbi pasojat që mund të kishte një vendim i tillë ndaj krizës politike në vend.
Duke komentuar kërcënimet e LSDM-së opozitare për kthimin e mandateve nëse pushteti refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme, ekspertët për çështje juridike, thonë se në rregullativën aktuale ligjore dhe kushtetuese, nuk është e definuar qartë se si duhet të veprohet nëse ndonjë subjekt politik vendos të kthejë mandatet e fituara në zgjedhje.
Nenet 153 dhe 154 të kodit zgjedhor përcaktojnë se në rast se ndonjë deputeti i ndërpritet mandati atëherë ai zëvendësohet nga kandidati i radhës në listës zgjedhore të po të njëjtës parti, por nenet në fjalë nuk parashikojnë zgjidhje nëse rast se dorëhiqet e gjithë lista zgjedhore e partisë politike.
“Ka shumë çështje që në mënyrë plotësuese duhet të saktësohen dhe të sqarohen me qëllim që të pengohen veprimet e mundshme të papërgjegjshme se duhet të ketë zgjedhje plotësuese apo jo dhe se si do të interpretohet kodi zgjedhore. Duhet pasur kujdes që të mos përkeqësohet edhe më shumë kriza politike në vend”, thotë Tanja Karakamisheva, ligjëruese e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Shkupit.
Nga ana tjetër, Osman Kadriu, njohës i kodit zgjedhor dhe i çështjeve kushtetuese thotë se nëse realizohet paralajmërimi i opozitës për kthimin e mandateve, domosdoshmërisht vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai thotë se zgjidhjet që parashihen me nenet 153 dhe 154 kanë të bëjnë vetëm me raste individuale e asesi me ato kolektive.
“Kur kemi raste individuale për shembull prej grupeve parlamentare ndonjë deputet shkon në ndonjë funksion tjetër, ai zëvendësohet nga lista e asaj partie e cila participon me deputet në Kuvend kurse për rastin konkret assesi nuk mund të flasin për korrigjimin apo plotësimin e listës meqë LSDM-ja tërhiqet, i dorëzon mandatet dhe prandaj nuk mund të ketë zëvendësim të tyre apo zgjedhje të pjesshme. E vetmja zgjidhje nëse ndodhë që të kthehen mandatet është që të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Kadriu.
Nga ana tjetër, Tanja Karakamisheva thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk mund të mbahen së bashku me ato lokale për shkak të skadimit të afateve ligjore për mbajtjen e tyre më 24 mars.
Por, Osman Kadriu thotë se në rast se ekziston vullnet politik ka mundësi ligjore që zgjedhjet lokale të shtyhen për disa muaj dhe të mbahen së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare me çka do të zgjidhej edhe kriza politike dhe vendi do të zvogëlonte koston financave nga mbajtja e dy cikleve zgjedhore në një vit.
Ndërkohë, opozita sërish ka përsëritur qëndrimin e saj, se do të bojkotoj zgjedhjet lokale nëse pushteti vazhdon të injoroj kërkesën për zgjedhjet parlamentare, të cilat, sipas LSDM-së, janë mënyra e vetme për kthimin e legjitimitetit të institucioneve të rrënuar gjatë dhunës së ushtruar ndaj deputetëve të opozitës, më 24 dhjetor në Kuvend.
“Ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale sikur që nuk do të kthehemi as në Kuvend. Do të kthejmë mandatet nëse injorohet kërkesa jonë për zgjedhje kurse përgjegjësia për pasojat e mundshme bie mbi pushtetin”, ka deklaruar Andrej Petrov nga LSDM-ja.
Por, kryeministri Nikolla Gruevski në disa tubime partiake ka thënë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë ndërsa ato lokale do të mbahen pavarësisht nëse opozita merr pjesë apo i bojkoton ato.