Myftiu Tërnava dënon dëmtimin e varrezave ortodokse

Ilustrim

“Dëmtimi i varrezave ortodokse, është veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet fetare e kombëtare si dhe me traditën pozitive të feve tradicionale”, thuhet në deklaratën e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Në të vlerësohet gjithashtu se heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë është “një akt të padrejtë dhe në kundërshtim me vlerat qytetëruese perëndimore, duke shkelur të drejtat e popullit shqiptar për të kujtuar dëshmorët e tyre”.

“Nuk duhet bërë gara në të keqe, nuk duhet marr mësim nga regjimet e dhunshme, nuk duhet dhunuar të vdekurit, sepse kjo na shpie në urrejtjeje, mosdurim, hasmëri e dhunë. Atakimi i varrezave të kujdoqofshin është veprim i papëlqyer tek Zoti, andaj ftojmë qytetarët dhe besimtarët tanë që varrezat t'i trajtojnë në harmoni me mësimet fetare, traditën fisnike të popullit tonë që bazohet në respekt ndaj tjetrit, tolerancën e mirëkuptim”, thuhet në reagimin e Myftiut Naim Tërnava.