Presidenti Barack Obama jep betimin publik për mandatin e tij të dytë në krye të SHBA-së më 21 janar. Derisa përurimi nuk krahasohet me spektaklin që bëri historinë para katër vjetësh, ai megjithatë do të jetë kulmi i planifikimeve, organizimeve të gjera, sikurse edhe rritjes së fondeve.
Dy -është numri i aplikacioneve të smartfonëve të krijuar për përurim. Ato janë aplikacionet e para zyrtare të përurimit dhe janë bërë të njohura për publikun më 14 janar. Njëra, ajo e Komitetit Presidencial të Inaugurimit ofron agjendën dhe mundëson transmetimin direkt të ngjarjeve, krahas drejtimeve për pikën më të afërt të ndihmës së parë si dhe tualeteve lëvizëse. Aplikacioni i dytë i Komitetit të Përbashkët të Kongresit për ceremonitë, synon që të ndihmojë pjesëmarrësit në inaugurim, që të udhëtojnë qetësisht nëpër qytet dhe të gjejnë vende të caktuara ose pika ku e kanë pamjen më të mirë.
Dy - është numri i ballove zyrtare të inaugurimit, që mbahen këtë vit në Uashington. Planifikuesit zvogëluan këtë numër nga 10 ballo sa ishin në vitin 2009, në 2 për shkak se vendi edhe po lufton me ekonominë e dobët të vendit. Ky është numri më i vogël i ballove zyrtare, që nga mandate i parë i presidentit Dwight Eisenhower në vitin 1953. Një nga ballot do të nderojë trupat amerikane, ndërsa balloja kryesore pritet të tërheqë një masë prej më shumë se 35 mijë njerëzish. Një sasi e kufizuar e biletave në vlerë prej 60 dollarëve, për publikun e gjerë, është shitur shumë shpejt dhe zyrtarët janë përpjekur që ta luftojnë tregtinë e tyre në të zezë. n
Dy- është numri i biblave mbi të cilat Obama do të betohet.E para, një bibël e mbuluar me kadife të kuqe, që i përkiste presidentit Abraham Lincoln, është përdorur edhe gjatë inaugurimit të parë të Obamës në vitin 2009. E dyta i përket pionierit të të drejtave civile amerikane, Martin Luther King, Jr. Obama, afrikano-amerikani i parë që u bërë president i SHBA-së, do ta japë betimin për mandatin e dytë, në përvjetorin e 150-të të Proklamimit të Emancipimit të Lincolnit.
Katër – herë është numri i betimeve që jep Obama, pas inaugurimit të sotëm. Kjo e lidh me presidentin Franklin Delano Roosevelt, që ka dhënë më së shumti betime presidenciale. Në vitin 2009, shefi i Gjykatës Supreme, John Roberts, u keqintepretua gjatë administrimit të betimit. Betimi është kryer sërish në ceremoni private. Këtë vit, Obama, e kreu betimin privat një ditë më parë më 20 janar, për të qenë në përputhje me Kushtetutën. Meqë, 20 janari, ishte ditë e diel, Obama, do ta bëjë betimin publikisht në ditën pausese. Kjo është hera e shtatë në historinë presidenciale amerikane që ka ndodhur “Përjashtimi i së dielës”.
57 – është numri i përgjithshëm i përurimeve të SHBA-së, përfshirë edhe këtë. Historianët kanë regjistruar thekse që nga adresimi i fjalimit 135 fjalësh i George Washingtonit në vitin 1793 – më i shkurti i mbajtur ndonjëherë e deri të inaugurimi i vitit 1997, që ishte i pari që u transmetua direkt.
1,195 - është kostoja në dollarë për të qëndruar për një natë në një dhomat më të lira të hotelit Mandarin Oriental Hotel në Uashington gjatë fundjavës inauguruese. E njëjta dhomë në kushte normale kushton 295 dollarë për një natë.
2,800 – është numri i grupeve që kanë aplikuar për të marshuar në paradën inauguruese. Aty përfshihen grupe marshimi, organizata ushtarake e të veteranëve, trupa valltarësh dhe cirk për fëmijë.
3,000 – është madhësia në metra e platformës së inaugurimit. Obama do të bëjë betimin në një platformë druri, e ndërtuar për këtë rast mbi shkallët e Kongresit. Më shumë se 1 mijë e 600 njerëz do të jenë në platformën për të shikuar, në mesin e tyre, zëvendëspresidenti, ligjvënësit, dhe anëtarët e kabinetit. Skena e këtij viti, e lidh me atë të vitit 2005-ës të presidentit George W. Bush, që ishte platforma më e madhe e inaugurimit.
7.500 – është kostoja në dollarë e “kompletit të medaljoneve zyrtare të inaugurimit.” Komiteti Presidencial i Inaugurimit shet kompletin në faqen e vet të internetit, medaljone të bronzta, të argjendta dhe të arta, secila nga të cilat ka profilet e Obamës dhe nënpresidentit Joe Biden. Ky është artikulli më i shtrenjtë në uebfaqe, në të cilën gjithashtu shitet gjithçka nga lapsa e deri te gotat e shampanjës. Paratë e mbledhura ndihmojnë shpenzimet që lidhen me festimet e inaugurimit.
28.189 – është numri i vendeve në rrugën nga kalon parada e inaugurimit. Derisa nuk janë kërkuar bileta për publikun e gjerë për t’u mbledhur përgjatë rrugës, që shtrihet poshtë Avenysë Pennsylvania, nga ndërtesa e Kongresit e deri te Shtëpia e Bardhë, ato janë të nevojshme për ulëset shumë të shtrenjta.
50,000 - është numri i vullnetarëve që ndihmon festimet e inaugurimit. Ata do të plotësojnë numrin prej 550 zyrtarëve të inaugurimit. Komiteti Presidencial Përurues tha se vullnetarët “do të ndihmojnë me të gjitha ngjarjet, nga betimi e deri te parada”.
600,000 - 800,000 – është numri që vlerësohet se do të vijë në përurim. Kjo shifër është ulur ndjeshëm nga spektakli historik i katër vjetëve më parë, i cili tërhoqi një masë rekorde prej gati 2 milionë personash. Derisa, inaugurimi për mandatin e dytë, tradicionalisht është më pak vezullues, vëzhguesit thonë se ekonomia e dobët dhe pakënaqësia me politikat partiake mund të shpjegojë numrin më të vogël.
1 milion – është shuma e parave në dollarë amerikanë, që korporatat duhet të dhurojnë për komisionin e inaugurimit, në mënyrë që të bëhen donatorë të “nivelit të Uashingtonit”. Individët mund të kontribuojnë deri në 250 mijë dollarë, për të marrë titullin e njëjtë, e këtu përfshihet pjesëmarrja në pritjet për VIP, vende për paradë, bileta për ballo dhe leje për koncert me muzikantët si Stevie Wonder dhe Katy Perry. Obama është kritikuar se ka vendosur të marrë para të korporatave. Herën e fundit ai nuk pranoi t’i marrë ato, një vendim, që siç tha ekipi i tij, ishte pjesë e “përkushtimit të presidentit që të ndryshojë biznesin, siç ndodhë zakonisht në Uashington".(a.i.)