Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje emergjente

Ilustrim

Guvernatori i Nju Jorkut ka shpallur gjendje emergjente shëndetësore, për shkak të gripit të ashpër sezonal.

Guvernatori Andreë Cuomo përmes një urdhri ekzekutiv, pezulloi një ligj shtetëror për një muaj, i cili parandalon farmacistët për të imunizuar fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Farmacistët e Nju Jork-ut tani lejohen përkohësisht që të administrojnë vaksinat e gripit për pacientët midis 6 muaj dhe 18 vjeç.

Rreth 20 mijë raste të gripit janë raportuar në Nju Jork - katër herë më shumë sesa në sezonin e kaluar.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, njoftoi më herët se Shtetet e Bashkuara janë në mesin e një epidemie gripi.