Më 8 janar, Qeveria e Serbisë diskuton për Kosovën

Beograd

Qeveria e Serbisë, në një mbledhje të veçantë më 8 janar, do të diskutojë platformën e saj për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Ekonomisë, Mllagjan Dinkiq. Ai po ashtu ka thënë se temat ekonomike të vendit do të jenë në agjendën e mbledhjes së rregullt më 5 janar.

Platforma e Serbisë për Kosovën, pos tjerash, parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm dhe kanë thënë se nuk do të gjejë zbatim.

Platforma ka shkaktuar disa mospajtime edhe në mesin e vetë autoriteteve serbe.

Për më shumë lexoni këtu.