Policia e Indisë ka akuzuar formalisht pesë persona për dhunimin dhe vrasjen e një studenteje 23-vjeçare në Nju Delhi.
I dyshuari i gjashtë është nën moshën 18 vjeç dhe pritet të gjykohet veçmas në gjykatën për të mitur.
Studentja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur me kërkesë të familjes, është dhunuar dhe torturuar më 16 dhjetor nga grupi personave në fjalë, pasi ka hyrë në autobus me të fejuarin e saj. Ky i fundit është rrahur, por ka shpëtuar.
Sulmi ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës ndaj grave në Indi.
Një polic ka vdekur si pasojë e përleshjeve me protestuesit.