Humor, ironi e grushta

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nuk folën vetëm deputetët. Aty folën edhe mysafirë dhe udhëheqës kosovar. Në paraqitjet e saj presidentja Atifete Jahjaga ka mund të mos jetë nganjëherë aq e shkathtë në fjalimet e saj.

Presidentja Atifete Jahjaga


Tema e njohjeve të reja për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara shpesh ka vënë në theks të kritikave kryeministrin dhe shefin e diplomacisë kosovare. Pas një fjalimi që deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama në lidhje me këtë problematikë, kryeministri Hashim Thaçi me satirë e thumb i tha se ishte i gatshëm t’ia lëshonte vendin asaj, por me një kusht.

Kushti i kryeministrit Hashim Thaçi për ta lëshuar postin


Debatet parlamentare dhe polemikat nuk e kanë kursyer askënd. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte shpesh protagonist i tyre. Kësaj radhë ai pati një debat verbal me nënkryetarin e Kuvendin nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti.

Polemikat Jakup Krasniqi vs. Sabri Hamiti


Por shumë më i ashpër Krasniqi ishte në raport me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi. I mllefosur nga prania e forcave speciale në ndërtesën e Kuvendit, Krasniqi nuk k,ishte kursyer kritikat në adresë të ministrit Rexhepi.

Jakup Krasniqi e quan ministrin Bajram Rexhepi rrugaç


Një nga replikat e vitit në Parlamentin e Kosovës ishte ajo ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky i fundit e kishte konsideruar krim shitjen e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës duke konstatuar se për këtë veprim, Thaçi do të duhej të përfundonte në burg.

Albin Kurti nxehet ndaj kryeministrit Thaçi


I shpejtë ishte edhe reagimi i kryeministrit Thaçi i cili i tha Kurtit se ai me shokët e Vetëvendosjes ishin zëra të izoluar që kishin kundërshtuar edhe autostradën e kombit dhe shumë projekte e procese vitale për Kosovën. Madje, Thaçi i tha Kurtit se nuk dëshironte ta qonte tutje këtë muhabet për hir të babit të Kurtit për të cilin tha se kishte respekt.

Thaçi ia kthen Kurtit


Por, si e shihte Albin Kurti kryeministrin Thaçi?

Kurti e quan “paçavër” Thaçin


Gjatë këtij viti, acarimi ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes i tejkaloi suazat e debateve e polemikave duke u kthyer edhe në arenë të grushtave. Deputeti i Vetëvendosjes Florin Krasniqi e kishte përshkruar gjendjen në kuvend si tejet të rëndë ku deputetët që kishin të kaluarën e tyre në Shërbimin Informativ të Kosovës, organ ky i afërt me PDK-në, sipas tij, në vazhdimësi po i provokonin të tjerët.

Florin Krasniqi – SHIK-u po na provokon


Një ditë i provokuar nga një ish pjesëtar i SHIK-ut, tani deputet në Kuvendin e Kosovës me emrin Latif Gashi kishte qenë edhe deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi. Këtu edhe kishte plasur sherri, Selimi e grushtoi Gashin tek dyert e ndërtesës së Kuvendit, ngase ishte ndier i provokuar.

Rexhep Selimi: Ja pse e grushtova deputetin Gashi


I përplasur mes përleshjeve dhe grushtave më pas ishte edhe deputeti tjetër I PDK-së, Bekim Haxhiu I njohur me nofkën “Kamishi”. Ai thotë se nuk e kishte provokuar kënd por ishte sulmuar në pabesi nga deputetët e Vetëvendosjes dhe truprojat e tyre.

Bekim Haxhiu - Kamishi - Më sulmuan në pabesi


Përveç debateve të zjarrta dhe grushtave ajo që ka karakterizuar anën jo formale të punës së personave zyrtarë që bartin poste të larta publike, ishte çështja e përgjimeve telefonike nga ana e EULEX-it dhe plasimi i bisedave në rrjete sociale e media. Subjekt i tyre ishin kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarë të lartë të PDK-së. Përmbajtja e këtyre bisedave nxori në shesh pakënaqësitë e mëdha të zyrtarëve të PDK-së me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi i cili ishte objekt fyerjesh dhe për shkak të përmbajtjes së tyre ne nuk do t’i transmetojmë, por do të transmetojmë vetëm një pjesë të intros së bisedës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Pronto - Thaçi me Grabovcin


Por, kur në fakt kishin nisur të përgjohen figurat publike dhe të tjerët në Kosovë. Ish kryeministri Bajram Rexhepi ka dhënë një lajm mjaftë shqetësues për të gjithë ata që kanë mund të kryejnë shumicën e punëve të tyre me anë të telefonit.

Bajram Rexhepi: Gjithmonë na kanë përgjuar të huajt


Që nga publikimi i këtyre bisedave, rrugëve të Prishtinës mund të dëgjohen njerëzit tek sa u përgjigjen thirrjeve telefonike jo më me “ALO” por me “PRONTO”.