Zdravko Tolimir dënohet me burg të përjetshëm

Zdravko Tolimir

Tribunali i Hagës për krimet në ish Jugosllavi ka dënuar me burgim të përjetshëm gjeneralin serb të Bosnjes Zdravko Tolimir, nën akuzat për gjenocid.

Ai akuzohet se është përfshirë në masakrën e Srebrenicës, që konsideorhet si më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Tolimir u gjet fajtor se ka marrë pjesë në vrasjen e të paktën 6 mijë myslimanëve në enklavat e Zhepës dhe të Srebrenicës në verën e vitit 1995.

Gjenerali 64-vjeçar ka qenë shef i sigurimit sekret të armatës serbe të Bosnjes.

Ai ishte gjithashtu zëvendës i Ratko Mlladiqit, komandantit të lartë të Ushtrisë serbe në kohën e masakrës.

Tolimir u dënua gjithashtu për krime të tjera kundër njerëzimit të kryer nga ushtria nën komandën e tij.