BE pranon Çmimin e Paqes

Your browser doesn’t support HTML5

Liderët e Bashkimit Evropian e pranuan Çmimin Nobel Për Paqe, në një ceremoni që u mbajt në Oslo. Liderët e tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, e morën çmimin prestigjioz në emër të 27 vendeve anëtare.