Opinioni në Kosovë dhe ai në Serbi ka fare pak informacione në lidhje me detajet e marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, thonë analistët në Prishtinë.
Ndërsa e vlerësojnë si pozitive nisjen e zbatimit të marrëveshjes ku të dyja palët aktualisht po u përmbahen zotimeve të dhënë para Bashkimit Evropian, si shqetësuese shihet fakti se si qeveria në Prishtinë ashtu ajo në Beograd kanë interpretimin e vet në lidhje me marrëveshjen e njohur si IBM.
Për interpretime të tilla dualiste, analistët besojnë se ekziston edhe miratimi nga ndërmjetësuesi i bisedimeve, përkatësisht Bashkimi Evropian.
Shenoll Muharremi thotë se interpretimet e dyfishta mund të kenë pasoja negative të cilat mund ta kthejnë gjendjen prapa.
Ai i fton qeveritë e të dyja shteteve që t’i informojnë qytetarët me detajet e marrëveshjes, në mënyrë që të mos krijohen interpretime dualiste dhe të gabuara.
“Mendoj që ka një pajtim mes BE-së, Kosovës dhe Serbisë që të mos bëhet shumë transparente në mënyrë që të ketë më shumë efekt në zbatim. Kjo nuk e di nëse do të jetë e suksesshme. Por, fakti që nuk po tregohet se çka saktësisht janë marrë vesh teknikisht i ka edhe rreziqet e veta dhe mundet ta bëj gjithë këtë çështje të paqëndrueshme”, thotë Muharremi.
Edhe analisti Imer Mushkolaj beson se informacioni për marrëveshjen IBM mungon si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Serbisë.
Vet konstruktimi i marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka lënë hapësirë që palët t’i interpretojnë marrëveshjet në dy mënyra, thekson Mushkolaj.
“Me lejen e Brukselit në fakt është lejuar që palët t’i interpretojnë marrëveshjet e arritura sipas kutit të tyre, të shprehem ashtu. Unë konsideroj që informacionet duhet të jenë më të detajuara si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Serbisë ngase, përjashtuar ata qytetarë që kanë nevojë të lëvizin drejt Serbisë apo atyre drejtë Kosovës, të tjerët nuk e kanë idenë edhe praktikisht se si duket zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, thotë Mushkolaj.
Përveç anës teknike të kalimeve kufitare nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas, mbetet ende e paqartë edhe çështja e të hyrave doganore të mallrave të importuara nga Serbia.
Mushkolaj thotë se kjo çështje mund të bartet për negociata të mëtutjeshme, pasi që aktualisht ka dy interpretime. Sidomos ai pret sqarime në lidhje me taksat doganore në portat në veri të Kosovës.
“Besoj që çështja e të hyrave, taksave doganore, do të mbetet të diskutohet tutje në kuadër të dialogut politik ndërmjet dy kryeministrave (Hashim Thaçi e Ivica Daçiq). Mirëpo nëse është ashtu si interpretohet nga pala serbe, pra që nuk do të mblidhen taksat doganore të cilat hyjnë në veri të Mitrovicës".
"Atëherë, qysh tash mund të shohim ravizimin e një zgjidhje për veriun e Kosovës, respektivisht po shihet që për atë pjesë do të ketë një zgjidhje të veçantë që do të ketë edhen jë sistem të veçantë të mbledhjes së taksave doganore”, thekson Mushkolaj.
Marrë parasysh se marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit u dedikohet qytetarëve, ata duhet të kenë informacionin valid dhe të mos shfrytëzohet kjo marrëveshje për përfitime politike dhe konsum të brendshëm nga ana e qeverisë në Beograd dhe asaj në Prishtinë, thekson në anën tjetër Shenoll Muharremi.
“Këto marrëveshje po bëhen për qytetarët dhe nuk po bëhen për shtete, kështu që qeveria e Kosovës mos të mendon se po i zgjidh problemet me veriun vetëm duke i nënshkruar marrëveshje me Serbinë dhe duke zbatuar IBM-in. Faktikisht problemi i Kosovës me veriun po mbetet i njëjti dhe qeveria e Kosovës duhet të dialogojë dhe shpenzojë më shumë kohë me qytetarët në veri sesa të dialogojë me Serbinë”, vlerëson Muharremi.
Marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit është një nga shtatë marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Aktualisht, në Beograd shihet si marrëveshje që ka të bëjë me vendkalimet administrative dhe jo kufitare, siç interpretohet në Prishtinë.
Po ashtu, ajo ka zhveshur pikat doganore të dyja vendeve të vendosura afër njëra tjetrës nga simbolet shtetërore.
Megjithatë, ishte kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ai i cili tha se me këtë marrëveshje Serbia në fakt po e njeh kufirin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa e vlerësojnë si pozitive nisjen e zbatimit të marrëveshjes ku të dyja palët aktualisht po u përmbahen zotimeve të dhënë para Bashkimit Evropian, si shqetësuese shihet fakti se si qeveria në Prishtinë ashtu ajo në Beograd kanë interpretimin e vet në lidhje me marrëveshjen e njohur si IBM.
Për interpretime të tilla dualiste, analistët besojnë se ekziston edhe miratimi nga ndërmjetësuesi i bisedimeve, përkatësisht Bashkimi Evropian.
Shenoll Muharremi thotë se interpretimet e dyfishta mund të kenë pasoja negative të cilat mund ta kthejnë gjendjen prapa.
Ai i fton qeveritë e të dyja shteteve që t’i informojnë qytetarët me detajet e marrëveshjes, në mënyrë që të mos krijohen interpretime dualiste dhe të gabuara.
Edhe analisti Imer Mushkolaj beson se informacioni për marrëveshjen IBM mungon si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Serbisë.
Vet konstruktimi i marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka lënë hapësirë që palët t’i interpretojnë marrëveshjet në dy mënyra, thekson Mushkolaj.
“Me lejen e Brukselit në fakt është lejuar që palët t’i interpretojnë marrëveshjet e arritura sipas kutit të tyre, të shprehem ashtu. Unë konsideroj që informacionet duhet të jenë më të detajuara si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Serbisë ngase, përjashtuar ata qytetarë që kanë nevojë të lëvizin drejt Serbisë apo atyre drejtë Kosovës, të tjerët nuk e kanë idenë edhe praktikisht se si duket zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, thotë Mushkolaj.
Përveç anës teknike të kalimeve kufitare nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas, mbetet ende e paqartë edhe çështja e të hyrave doganore të mallrave të importuara nga Serbia.
Mushkolaj thotë se kjo çështje mund të bartet për negociata të mëtutjeshme, pasi që aktualisht ka dy interpretime. Sidomos ai pret sqarime në lidhje me taksat doganore në portat në veri të Kosovës.
Besoj që çështja e të hyrave, taksave doganore, do të mbetet të diskutohet tutje në kuadër të dialogut politik ndërmjet dy kryeministrave.