Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka mbledhur sot në Beograd kryetarët ilegalë të komunave në veri të Kosovës. Nën praninë edhe të kryeministrit serb, Ivica Daçiq, temë e bisedimeve ka qenë zbatimi i Marrëveshjes me Prishtinën për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Kryetari ilegjitim i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk mund të pranojnë zbatimin e marrëveshjes në fjalë, nëse “ajo nënkupton vendosjen e kufirit me Serbinë qendrore”.
“Kemi marrë garanci nga presidenti dhe kryeministri që në kuadër të dialogut teknik, do të bëhen përpjekje që marrëveshja të përmirësohet në atë kuptim që serbët të mos kenë nevojë të nxjerrin dokumentet e Kosovës, të mos ndërrojnë targat serbe dhe të mos i paguajnë doganë të ashtuquajturit shtet të Kosovës”, u ka thënë Ristiq gazetarëve në Beograd.
Qeveria aktuale e Serbisë thotë se është e detyruar të zbatojë marrëveshjet që ka arritur qeveria paraprake me Prishtinën, edhe pse ato “nuk janë në interesin më të mirë të Serbisë”.
Ristiq, megjithatë, ka deklaruar se serbët e Kosovës kanë të drejtë të organizojnë protesta paqësore nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
“Nëse marrim garanci se në ato vendkalime nuk do t’i paguajmë doganë kuazi-shtetit të Kosovës, se nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë shtetësinë tonë dhe dokumentet personale, ne natyrisht, për t’i ndihmuar vendit tonë, nuk do të bëjmë probleme. Ne edhe ashtu s’do të bëjmë ndonjë problem, përveçse do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për protesta paqësore”, ka thënë Ristiq.
Përveç tij, në takimin e sotëm kanë marrë pjesë edhe krerët ilegalë të Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviqit - Kërstimir Pantiq, Dragisha Milloviq dhe Dragisha Vasiq.
Në komunikatën e presidentit dhe të kryeministrit të Serbisë, të lëshuar pas takimit, thuhet se Serbia do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu ofruar jetë dhe siguri më të mirë serbëve të Kosovës.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.
Gjatë takimit të fundit në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, janë dakorduar që së shpejti të nisin me zbatimin në praktikë të saj.
Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje po ashtu është njëri nga kushtet që i ka vënë Bashkimi Evropian Serbisë, për të marrë datën e negociatave të anëtarësimit në këtë bllok.(v.t.)