Si simbol i sakrificës, festa e sivjetme e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po përshkohet me emocione të mëdha.
Qytetet gjithandej janë stolisur me flamuj kuqezi, që valojnë nëpër rrugë, sheshe, dyqane e shtëpi private.
Shumë qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se sivjet, ndjenjat që ata kanë bëhen edhe më të veçanta për faktin se bëhet fjalë për një përvjetor të veçantë.
Afrim Musliu, 55 vjeçar, thotë se po përjeton një ndjenjë të veçantë për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Kënaqësi e madhe, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Flamurin kuq e zi e kam shumë për zemër, të parët tonë kanë luftuar shumë, e kam ble dhe e mbaj në shtëpi, e përdori edhe kur nuk është festë, për qejf”.
Derisa Ismajl Gashi, ka thënë se për flamuri kuqezi, është histori në vete.
“Çdo gjë të mirë për 100 vjetorin. Për flamurin kuq e zi jeta është dhënë, edhe ende po jepet”.
Në anën tjetër, Nazmija nga Prishtina, mësuese me profesion, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se çdo gjë që ka të bëjë me 100 vjetorin e pavarësisë e ndjen si kuqezi.
“Ndjej kuqezi dhe ndihem shumë krenare. Më në fund u përmbush një zbrazëti, kënaqësi ta presësh 100 vjetorin. Flamurin kuqezi e kam për zemër, për sy e për gjithçka”.
Edhe Avdullah Bektreshi, jep mendimin e tij lidhur me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Festa e 28 nëntorit është e lidhur me shumë ngjarje të kaluara, na kujton sakrificat luftërat e popullit tonë për liri. Flamuri kuqezi është flamur i zemrës, e ky i Kosovës është shtetëror, duhet respektuar”.
Ndërkaq Genc Morina, 23 vjeçar, student, thotë se çdo shqiptar duhet ta ketë një ndjenjë të veqantë në këtë datë.
“Ndjenjë e mirë, flamurin kuq e zi, e kam për zemër. Kush është shqiptar e ndjen si festë të veten ditën e 28 nëntorit".
Rexhep Balidemaj thotë se ndjen kënaqësi shumë të madhe, që ka arritur ta pres 100 vjetorin e Shqipërisë.
“Sa të jem gjallë e ndjej simbol të kombit, lirisë, shtetit, pavarësisë, flamurin kuqezi”.
Derisa Fidan Llugaliu, thotë se është 100 për qind shqiptar dhe flamurin kuq e zi e ka shumë për zemër.
“Është festë e jona sepse jemi shqiptarë. Unë jetoj në Kosovë, por nuk ndjehem kosovar por shqiptar. Flamurin e kam për zemër sepse jam 100 për qind shqiptar dhe nuk e ndërroj me asnjë flamur tjetër”.
Ndërkaq Valmira Muqiçi, ka një mendim tjetër.
“Jam shqiptare, dhe krenohem me të, dhe shpresoj që sa më shpejtë të bëhet bashkim kombëtar”.
Mirlinda 22 vjeçare, studente, thotë se po e feston me zemër 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, meqë nuk do të ketë mundësi ta presë edhe 100 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Jemi mësuar me flamurin kuqezi. Është kënaqësi ta presësh 100 vjetorin, sepse nuk kemi mundësi ta presim 100 vjetorin e pavarësisë të Kosovës”.
Mendimin e saj rreth 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e jep edhe Nerxhivane Bala e cila thotë se do të dëshironte shumë sikur gjithë shqiptarët ta kenë një flamur, atë kuqezi.
“Për festën e 28 nëntorit është një ndjenjë shumë e mirë, pavarësia e Shqipërisë, shpresoj që e presim edhe ne tonën. Flamurin kuqezi e konsideroj si kombëtar, dhe kisha pasur dëshirë sikur ta kishim edhe ne kosovarët një flamur kuq e zi”.