Në Tiranë ceremonitë nisën me homazhe pranë monumentit Nënë Shqipëri në varrezat e dëshmorëve të kombit, si nderim ndaj atyre që dhanë jetën për pavarësinë e vendit, dhe të gjithë atyre që ranë dëshmorë për çlirimin e Shqipërisë.
Por, drejtuesit e Partisë Socialiste siç kishin paralajmëruar, nuk iu bashkuan ceremonive të organizuara në kryeqytet me këtë rast. Kryetari i PS-së, Edi Rama, i përshëndeti nga Vlora qytetarët e gjithë Shqipërisë me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm në historinë e vendit.
“Për ne 100-vjetori është një moment historik, i jashtëzakonshëm, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të parë të ardhmen përmes së shkuarës, përmes vizionit shembujve të mëdhenj dhe mësimeve të mëdha të një historie të gjatë 100 vjet”, theksoi Rama.
Megjithatë, festa e 100-vjetorit të pavarësisë kulmoi në sheshin qendror të Tiranës, rreth orës 14, ku në prani të qindra mijëra qytetarëve u pre torta gjigante e pavarësisë, 550 metra katrorë, përgatitur nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës.
Në këtë ceremoni të shoqëruar me nota të forta entuziazmi ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri Berisha përshëndeti me plot mirënjohje qytetarët në shesh dhe kudo që ata ndodhen.
“Gjithë shqiptarët kudo që jeni, gëzuar 28 Nëntorin, ditën e lindjes së Shqipërisë së pavarur! Edhe 100, njëmijë e mijëra vite në liri, në besim dhe shpresë të bashkuar më shumë se kurrë! Gëzuar!”, uroi Berisha.
Më pas u shtrua një drekë zyrtare për personalitetet e shumta ndërkombëtare që erdhën në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.'
Kryeministri Berisha iu drejtua me një fjalë të posaçme të pranishmëve duke iu shprehur mirënjohjen e thellë, jo vetëm për këtë vizitë në Tiranë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndër vite Shqipërisë.
“Kombi im, në të gjitha momentet ka pasur mbështetjen e madhe të kombeve tuaja të qytetëruara - kjo është e vërtetë - në përpjekjet e tij për t’u çliruar nga pushtimet për të dalë nga diktatura, për të ndërtuar lirinë vlerat e saj dhe sistemin demokratik”, theksoi Berisha.
Pjesë e festës për pavarësinë ishte edhe parakalimi i Forcave të Armatosura Shqiptare që nisi prej sheshit kryesor “Skënderbei”.
Në Parkun Rinia që ndodhet në krah të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, u inaugurua Monumenti i Pavarësisë.
Festimet në Tiranë mbyllen me dy koncerte të mëdha në shesh, ku performon këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë nga Kosova, Rita Ora.
Në mbrëmje presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shtroi një darkë zyrtare për të gjithë personalitet pjesëmarrëse në festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Manifestimi në Vlorë
Nga qyteti i flamurit, Vlora, në kryeqytet situata ishte e jashtëzakonshme për shkak të një pjesëmarrjeje jashtë çdo parashikimi të qytetarëve nga të gjitha trojet shqipfolëse.
Festimet u çelën në Vlorë me ngritjen e flamurit kombëtar. Autoritetet më të larta të shtetit, qeverisë, përfaqësues të opozitës dhe trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, ishin të gjithë në Vlorë për të kremtuar bashkë këtë përvjetor të rëndësishëm në qytetin ku Ismail Qemali ngriti për herë të parë flamurin në 28 Nëntorin e vitit 1912.
Nuk kanë munguar në Vlorë sikurse gjatë gjithë këtyre ditëve, autoritetet më të larta të shtetit dhe Qeverisë së Kosovës. Në Vlorë u mblodhën qindra mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqipfolëse. Qyteti ishte zbukuruar si kurrë më parë me flamuj në çdo kënd të tij, dhe sigurisht me portretin-simbol të pavarësisë Ismail Qemalin.
Pas ngritjes së flamurit kombëtar që u shoqërua më ekzekutimin e himnit kombëtar, u bënë homazhe në Monumentin e Pavarësisë, dhe u vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.
Në fjalimin e tij, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, përshëndeti të gjithë ata shqiptarë që ishin në sheshin e Flamurit për të festuar të gjithë së bashku.
“I gjithë kombi i ka kthyer sytë kah qyteti jonë, nga Vlora jonë e flamurit. Te ky shesh i bekuar që mban emrin kuptimplotë, Sheshi i Flamurit. Përshëndetjen e parë do t’ua adresojmë të gjithë shqiptarëve të mirë e të mençur, që këtë ditëlindje të shtetit amë, ndërmorën nisma e bënë vepra nga më të veçantat".
"U nisën nga të katër anët e dheut me çdo mjet e mundësi. Me kuaj si Isa Boletini i pavdekshëm, por edhe në këmbë me një marshim emblematik”, tha Gjika.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u shpreh i entuziazmuar që të gjithë shqiptarët festuan ditën e pavarësisë të lirë dhe me miq shumë.
“Sot ne kemi me çka të krenohemi. Nuk është më një vend i boshatisur nga vlerat dhe kujtesa historike, apo me fotografi e dokumente të fshehura e të falsifikuara. Ne e nderojmë Ismail Qemalin, burrin e madh të kombit shqiptar, dhe fisnikët trima që u mblodhën kokë më kokë më të. Nderojmë çdo dëshmor që flijoi jetën e tij për Shqipërinë. Sot ne kemi ëndërra dhe shpresa të mëdha”.
“Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërmja janë valët e ngritjes së flamurit në Vlorë më 1912. Si krijesa të zjarrta ballkanike, energjike dhe shpërthyese, ne shqiptarët, dhe flamuri ynë, nuk mund të ekzistojnë ndryshe, veçse me simbolin tonë, me flamurin tonë. Të vazhdojmë ta mbajmë të pastër e të paprekur flamurin tonë, simbolin tonë të shenjtë, udhëndriçues dhe bashkues”, u shpreh Nishani.