Festa e filluar kohë më parë, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë kulmon sot, kur bëhen saktësisht 100 vjet, që kur Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë, dhe njëkohësisht shpalli pavarësinë e shtetit shqiptar.
Ndërsa, janë mbajtur ceremoni për figura të shumta që i kanë kontribuar pavarësisë së Shqipërisë, sytë janë kthyer kah Vlora, ku tashmë mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora janë mbledhur në qytetin bregdetar për të shënuar themelimin e shtetit shqiptar.
Njëqind vjet më parë, në këtë qytet u mbajt, Kuvendi i Vlorës, në shtëpinë e Xhemil Vlorës, ku u ngrit pastaj, më 28 nëntor flamuri kombëtar.
Kryetari i Kuvendit të Vlorës, Ismail Qemali, propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Evropë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive.
Megjithatë, një vit pas pavarësisë, fuqitë e mëdha vendosën për copëtimin e Shqipërisë, duke lënë jashtë shtetit shqiptar, Kosovën, Çamërinë dhe trojet tjera të banuara me shqiptarë, si ato në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Sidoqoftë, harta e sotme e Shqipërisë, siç vlerësojnë historianët, do të dukej, ndryshe, po të mos ishte vendosmëria e presidentit amerikan, Wodroow Wilson, i cili ndaloi përpjekjet e fuqive të mëdha dhe të vendeve fqinje të Shqipërisë për copëtimin e mëtejm të vendit.
Shqiptarët, i kanë caktuar një vend nderi në historinë e tyre, presidentit amerikan, Wilson.
Sot, presidenti amerikan, Barack Obama, ka siguruar se aleanca e SHBA-së me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme.
“Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Wilson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në urimin e presidentit Obama.
Historia 100 vjeçare nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë, e cila u përball me përçarjet brendapërbrenda, por edhe me sfidat e kohës, pretendimet territoriale të fqinjëve, e pasojat e dy Luftërave Botërore.
Ajo për një përiudhe u shpall monarki nga Ahmet Zogu, që e shpalli veten mbret të shqiptarëve, për t’u shfuqizuar dhe shndërruar në republikë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur erdhën në pushtet komunistët.
Ndër historianë, kjo epokë gjysmëshekullore e drejtuar nga Enver Hoxha, vlerësohet si më e errëta e cila izoloi Shqipërinë nga bota, dhe shënoi mijëra viktima, të burgosur e të internuar nga regjimi komunist.
Sot, 100 vjet pas pavarësisë, liderë aktualë shqiptarë shprehin keqardhjen për copëtimin dhe pamundësinë e bashkimit të trojeve shqiptare.
“Shekulli që lamë mbrapa, ishte shekulli kur në Vlorë, shpallën pavarësinë e Shqipërisë jetike, 2/3 e trojeve tona na u ndanë me padrejtësi. Sot lavdi Zotit dhe armëve tona, ndjehemi të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Sot, pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qenë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja”, është shprehur ditë më parë në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Krijimi i dy shteteve të pavarura, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës, për kryeministrin kosovar Hashim Thaçi nuk është zgjidhja më e mirë, por megjithatë është një realitet.
“Kosova, ajo që kishte dhënë kontributin themelor për pavarësinë e Shqipërisë me kryengritje të ideuara nga Hasan Prishtina dhe shumë vise të tjera kishin mbetur jashtë Shqipërisë. Sot, ka të tillë që na thonë se i keni dy shtete. Dy shtete ne nuk i bëmë se kishim dëshirën tonë. Ky është një realitet. Por, më me dëshirë dhe shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, është shprehur kryeministri Thaçi.
Megjithatë, shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, pat thënë se pavarësisht, krijimit të dy shteteve, kombi do mbetet një.
“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme, por nuk duhet harruar që janë dy shtete shqiptare. Ato do jenë dy shtete, por kombi shqiptar mbetet një. Kombi shqiptar ka një histori të dytë që ecën paralelisht me historinë politike shtetërore. Uniteti i kombit shqiptar është tjetër gjë dhe dy shtetet shqiptare janë tjetër gjë. Natyrisht, ato i bashkon koncepti shqiptar”, pat thënë Kadare me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të 2008-ës.
Sot, Shqipëria dhe Kosova kanë synimet e përbashkëta dhe synojnë bahssimin në integrimin në BE dhe në NATO.