Në Shqipëri u prit me interes të madh ekspozimi i botimit të parë në gjuhën shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut, si dhe armët e heroit kombëtar Gjergj Kastriot - Skënderbeu, dy shpatat dhe përkrenarja e tij.
Një gjetje interesante që ua shtoi ngjyrat festimeve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, “Meshari”, arriti i pari në Tiranë - botimi i vetëm origjinal i Buzukut që daton vitin 1555.
Ky ekzemplar i rrallë, dëshmi e shkrimit të shqipes së 5 shekujve më parë, është pjesë e arkivit të bibliotekës apostolike të Vatikanit.
Kjo e fundit e ofroi si dhuratë për festat, me të drejtë rikthimi. Ndaj publiku duket i interesuar të shfrytëzojë çdo ditë të mbetur për ta parë.
Lidhur me këtë ja se si shprehen qytetarët:
“Duke qenë se është ekspozimi i parë në Shqipëri i librit të parë në gjuhën shqipe, është normalisht me interes të shihet sesi është shkruar gjuha shqipe para 500 vitesh”.
“Është dokumenti i parë që konfirmon që shqipja është një gjuhë e letrës. Kam lexuar shumë për Buzukun dhe kjo tregon që gjuha shqiptare është një gjuhë shumë e vjetër dhe mendoj se çdo njeri që e përbuz, bën gabim”, shprehet qytetari i dytë.
Kurse qytetari i tretë tregon për emocionet pasi sheh librin:
“Ishte kënaqësi shumë e madhe, sepse është një gjë për të cilën kemi lexuar, dëgjuar, por kur e sheh, është tjetër përshtypje, tjetër emocion”.
Ka të tjerë që e vlerësojnë idenë për të sjellë dhe ekspozuar “Mesharin”:
“Ide shumë e bukur të shohim ‘Mesharin’, një vepër madhore e shqiptarëve, e Gjon Buzukut”.
“Shumë interesante është. E kemi ëndërruar, parë në literaturë, por nuk e kemi parë në fakt, dhe kjo na gëzon”, thotë ky qytetar.
Afërdita Sharxhi, drejtoreshë e Departamentit të Albano-Ballkanologjisë, e sheh të natyrshme këtë impakt që shkaktoi te publiku ardhja e “Mesharit”.
“Fluksi i vizitorëve ka qenë shumë i madh! E kanë vizituar brenda një dite edhe 600-700 vetë, e kanë vizituar personalitete, studiues, nxënës shkollash studentë. Është një gjë e veçantë, do të thosha e rrallë, sepse studiuesit që janë marrë me ‘Mesharin’ nuk kanë pasur mundësi ta shohin origjinalin e ‘Mesharit’ të Buzukut, kurse ne sot na jepet kjo mundësi”, thotë Sharxhi.
Botimit origjinal të Buzukut i mungojnë 16 faqe, ndër to dhe faqja e parë e tij. Siç thotë zonja Sharxhi, kjo ka bërë që titullin e librit ta vendosë në fakt ai që e zbuloi rreth 300 vjet më parë, kryepeshkopi i Shkupit, Gjon Nikollë Kazazi.
Shumë të dhëna mbi librin jep pasthënia, ajo që identifikon dhe autorin, Gjon Buzukun, një prift katolik, aso kohe famullitar në një kishë në veri të Shqipërisë. Vetë “Meshari” është shqipërim i një libri kishtar.
“Ky libër ka një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e librit shqip, por edhe për historinë e shkrimit të gjuhës shqipe. Tregon zhvillimin dhe ecurinë e shqipes së shkruar. ‘Meshari’ i Buzukut u zbulua në vitin 1740 nga kryepeshkopi i Shkupit, Gjon Nikollë Kazazi, gjatë vizitës së tij në Romë dhe në Bibliotekën e Kolegjit të Propagandës Fide, ai zbuloi ‘Mesharin’. Madje dhe titulli ‘Meshari’ iu vendos nga Gjon Nikollë Kazazi, pra ai e pagëzoi me këtë titull, pasi librit i mungojnë 16 fletë nga 110 ai ka 94 fletë dhe mes tyre mungon dhe ballina”, tregon Sharxhi.
Gjuha e sotme ndryshon shumë nga ajo e Buzukut, pra nga shqipja e 500 viteve më parë, thotë drejtoresha e Departamentit të Albano-Ballkanologjisë. Kjo gjë sigurisht e ka vështirësuar transkriptimin e “Mesharit”.
“Janë gati 500 vjet, shqipja ka evoluuar shumë, është zhvilluar shumë. Ka shumë vështirësi në leximin e ‘Mesharit të Buzukut. Ai përdor alfabetin latin, pra përdor një alfabet të gjuhës shqipe me bazë latine, por përdor dhe pesë shkronja të gjuhës sllave. Gjithsesi studiuesit tanë, por dhe të huaj na e kanë lehtësuar leximin e ‘Mesharit’. Profesor Eqrem Çabej ka bërë një studim të plotë tërësor të ‘Mesharit’ të Buzukut. Ai jo vetëm ka bërë studimin gjuhësor, por edhe e ka transkriptuar atë”, sqaron Sharxhi.
Gjuha e Buzukut, siç thotë Sharxhi, ka pak ose aspak lidhje me atë që flasin arbëreshët sot:
“Ndryshon! Përsëri ndryshon! Është më lehtë të lexosh një libër arbërisht, sesa ‘Mesharin’ e Buzukut".
Së bashku me “Mesharin” e Buzukut, në Bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar edhe 2 riprodhime të origjinalit, që studiuesi dhe gjuhëtari shqiptar At Justin Rrota ia dhuroi bibliotekës në vitin 1929.
Shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut
Pak metra më larg, në Muzeun Historik Kombëtar ndodhen të ekspozuara dy shpatat dhe përkrenarja origjinale e Skënderbeut.
Qeveria shqiptare negocioi me atë austriake t’i ketë për pak ditë në Tiranë me rastin e festës së pavarësisë.
Drejtori i Muzeut, Luan Malltezi, thotë se kjo ekspozitë ka një vlerë të posaçme për vetë dimensionin që përfaqëson figura e heroit tonë kombëtar.
“Unë besoj se në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ekspozita për armët e Skënderbeut ishte kryesore. Shqiptarët kanë luftuar nën udhëheqjen e Skënderbeut për 25 vjet me radhë, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Nuk ka kryengritje, nuk ka lëvizje shqiptare pa emrin e Skënderbeut. Me armët e Skënderbeut është rasti për brezin e sotëm të shprehë respektin për heroin tonë kombëtar, për luftën që kanë bërë shqiptarët. Është ekspozita më kulmore në historinë e muzeut, në përgjithësi, dhe e 100-vjetorit, në veçanti”, thotë Malltezi.
Interesimi i qytetarëve për t’i parë shpatat dhe ëprkrenaren e Skënderbeut ishte tejet i madh. Dyndja qytetare e bënte të pamundur ndaljen për një kohë të gjatë përpara armëve origjinale të heroit.
“Është shpata e Skënderbeut, është përkrenarja që nëpër libra të vjetër dikur është thënë realiteti, por kurrë nuk kemi ditur se është kjo mrekulli dhe kurrë nuk kam kujtuar se unë do t’i shoh një herë me sy dhe për këtë jam krenare. Pse? Sepse historia ka folur sot për mua, sot që e shoh dhe e prek”, shprehet kjo qytetare.
“Vlerësim i madh... i takonte kombit shqiptar t’i shihte armët origjinale të Skënderbeut”.
Madje, kishte qytetarë ktheheshin nga dy herë për t’i parë:
“U kthyem dy herë, u kthyem dy herë për t’i parë mirë”.
E ndër vizitorët e ekspozitash kishte nga ata që i kishin shpatën e përkrenaren edhe në Vjenë, por ndjesia që i jepte t’i shohë edhe në Shqipëri, thotë ky qytetar, është krejt tjetër:
”Ishte kënaqësi shumë e madhe, në parantezë po them, se i kam parë dhe në Vjenë, atje jam mahnitur se i kam parë për herë të parë. Megjithatë, kjo është një ngjarje shumë e madhe! Skënderbeu, dihet, është heroi më i madh kombëtar. Përveçse një strateg ushtarak, ka qenë një politikan shumë i shquar. Ai bashkoi shqiptarët në atë kohë që ishte shumë e vështirë t’i bashkoje, ky është shembulli që duhet të marrin politikanët e sotëm”.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar thotë i bindur se prania e qytetarëve do të jetë edhe më e madhe.
“Unë ju garantoj se këtu do të vijnë të gjithë shqiptarët. Do të vijnë sigurisht shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Ne jemi të lidhur jashtëzakonisht ngushtë me Skënderbeun prej fëmijërisë sonë të hershme. Në ndërgjegjen tonë kombëtare, Skënderbeu zë një vend qendror”, thekson Malltezi.
Si libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe “Meshari”, ashtu dhe armët e heroit tonë kombëtar, ruhen në kushtet e sigurisë së lartë, për shkak të vlerës unike që përfaqësojnë.