Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të z.Blerim Shala në pozitën e koordinatorit politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, thuhet në një deklaratë të kryeministrit kosovar.
Më herët përmes një njoftimi për media, kabineti i presidentes njoftoi për emërimin.
"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 83 dhe nenin 84, pika 2 dhe pika 4, dekretoi zotëri Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë", thuhej në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentes Jahjaga.