Derisa Izraeli dhe Hamasi kanë intensifikuar luftimet, milicia islamike duket qartë se është më e fortë seç ka qenë gjatë luftës së fundit në Rripin e Gazës, në dimrin 2008-2009.
Për herë të parë, Hamasi përdor raketa, të afta për të arritur në Tel Aviv. Raketat Fajr 5, prodhim i Iranit, kanë rreze më të gjatë se çdo raketë tjetër që ka përdorur Hamasi më herët.
Në të njëjtën kohë, lëvizja islamike ka siguruar stoqe të mëdha armësh që mund të përdoren në luftimet tokësore.
Shumë nga armët besohet të kenë rënë në duart e militantëve gjatë periudhave të fundit të kaosit në Egjipt dhe Libi.
Yosssi Mekelman, ekspert i rajonit në Institutin Chatham të Londrës, thotë se raketat Fajr 5 kanë arritur nga Irani në Gaza përmes Gadishullit Sinai të Egjiptit.
“Supozohet se ato kanë arritur përmes Gadishullit Sinai, nëpër tunele, sepse që nga rënia e regjimit të Mubarakut, kufiri në mes të Egjiptit dhe Rripit të Gazës është mjaft i hapur”, thotë Mekelman.
Mungesa e kontrollit të Kajros në Siani është ndryshim i madh nga koha e ish-presidentit Hosni Mubarak, pasi regjimi i tij ka bashkëpunuar me Izraelin për të kontrolluar kufirin me Gazën.
Mungesë kontrolli
Regjimi i ri i Egjiptit, i udhëhequr nga presidenti Mohamed Morsi, ka dëshmuar të jetë i paaftë ose jo i gatshëm për të ushtruar të njëjtën shkallë të kontrollit.
Mekelman thotë se rrugët kontrabanduese përmes Egjiptit i kanë sjellë Hamasit sasi të mëdha armësh edhe nga Libia, sidomos pas rrëzimit të Muammar Qaddafit.
“Armët gjatë luftës civile apo revolucionit në Libi janë zhdukur. Ky lloj i situatës kaotike ka krijuar mundësi për ata që kanë vjedhur apo marrë përsipër municionin”, thotë Mekelman.
Khaled Hroub, autor i disa librave për Hamasin dhe profesor në Universitetin Cambridge të Anglisë, thotë se Hamasi ka miratuar edhe strategjinë e Hezbollahut (organizatë islamike) për të krijuar tunele, që u mundësojnë militantëve të mbijetojnë nga sulmet izraelite dhe të dalin nga vende të papritura për të luftuar.
Çështja për Izraelin tani është se si të merret me këtë armik të fortë.
Ai ka ndërtuar një mburojë raketore në vitet e fundit dhe përdor sulmet ajrore dhe detare për të goditur caqet e Hamasit.
Nëse goditjet e tilla nuk bindin Hamasin për të ndaluar sulmet me raketa, e vetmja zgjidhje për të duket të jetë operacioni tokësor në Gaza. Izraeli tashmë ka mobilizuar 75,000 forca rezervë.
Por, Riad Kahwaji, nga Instituti për Lindjen e Afërt, me seli në Bejrut, thotë se Hamasi ka “aftësi të konsiderueshme ushtarake” për një konfrontim asimetrik që mund ta frenojë Izraelin nga pushtimi.
“Nga hakmarrja që ka bërë Hamasi deri më tani, duket qartë se ka një arsenal të konsiderueshëm raketash të kalibrave të ndryshëm, kështu që nuk do të jetë një operacion i lehtë për izraelitët”, thotë Kahwaji.
Sipas tij, Izraeli duhet të konsiderojë jo vetëm viktimat e mundshme ushtarake, por edhe ato civile nga të dyja anët, ashtu si edhe reagimin ndërkombëtar ndaj numrit të të vdekurve. Gjatë luftës në Gaza më 2008-2009, janë vrarë 13 izraelitë dhe më shumë se 1,400 palestinezë. (v.t.)