Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Rafik Abdesslem, ka arritur në Rripin e Gazës, ndërsa vazhdojnë luftime të ashpra ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Abdesslem ka thënë se sulmet ajrore të Izraelit mbi enklavat palestineze janë “të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Ai është zyrtari i dytë arab që viziton Gazën brenda dy ditësh. Të premten, në këtë rajon ka qëndruar kryeministri i Egjiptit, Hisham Qandil.
Mediat në Izrael thonë se aeroplanët izraelitë, gjatë natës, kanë shkatërruar selinë qendrore të Lëvizjes Islamike Hamas në Rripin e Gazës.
Po në këtë rajon, sipas autoriteteve spitalore, kanë humbur jetën të paktën tetë persona.
Dhuna është përshkallëzuar prejse se Izraeli ka vrarë shefin e krahut luftarak të Hamasit këtë të mërkurë.
Hamasi kontrollon Gazën qysh në vitin 2007.