Ligjvënësit në Iran janë duke përgatitur një legjislacion, i cili mund të ndryshojë në mënyrë drastike mundësitë e një gruaje për të marrë një pasaportë dhe për të udhëtuar jashtë vendit.
Projekt-ligji, që pritet të dalë para Kuvendit 290-vendesh, parasheh që gratë deri në moshën 40-vjeçare të marrin leje zyrtare nga babi i tyre ose kujdestari mashkull për t’u pajisur me dokumente udhëtimi.
Sipas ligjit aktual, të gjithë iranianët nën moshën 18 vjeç duhet të kenë lejen e babait para se të marrin pasaportën, ndërsa gratë e martuara miratimin e burrit.
Propozimi pritet të gjejë mbështetje në mesin e ligjvënësve, por kritikët thonë se ai është një tjetër sulm mbi gratë, në vendin ku liderët islamikë janë të etur për të pakësuar të drejtat.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Shirin Ebadi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, thotë për Radion Evropa e Lirë se interpretimi i Ligjit të Sheriatit në Iran i vë gratë dhe vajzat në disavantazh të dukshëm.
“Sipas ligjeve tona, nëse një vajzë 9-vjeçare kryen vepër penale, ajo do të gjykohet dhe dënohet si një person 40-vjeçar. Por, nëse ajo do që të dalë nga vendi, asaj i kërkohet që deri në moshën 40-vjeçare të marrë lejen e babait të saj për pasaportë. Nëse babai i saj ka vdekur, ajo duhet të sigurojë lejen nga një gjykatës”, thotë Ebadi.
Kodi Civil i Iranit favorizon në masë të madhe baballarët dhe burrat në të gjitha çështjet personale që lidhen me martesën, shkurorëzimin, trashëgiminë dhe kujdestarinë mbi fëmijët.
Vajzat mund të martohen ligjërisht qysh në moshën 13 vjeçe, ndërsa disa ligjvënës thonë se, në bazë të interpretimit islamik, ajo mund të bie në 9. Të gjitha duhet të kenë lejen e kujdestarit mashkull për t’u martuar, pavarësisht moshës së tyre.
Sipas ligjit iranian, gratë janë po ashtu të rrezikuara në aspektin e të drejtave të kompensimit dhe të dhënies së dëshmisë ligjore.
Ato duhet të zbatojnë kodin e rreptë të veshjes, me trup dhe flokë të mbuluara në publik, si dhe ndalohen të kenë kontakt të rastësishëm me gjininë e kundërt
Ligjet e tilla janë përdorur shpesh si pretekst për të shkatërruar kundërshtarët politikë.
Nasrin Sooudeh, mbështetëse e shquar e të drejtave të grave dhe e fëmijëve, po shërben dënimin prej gjashtë vjetësh heqje lirie në burgun famëkeq të Evinit, në Teheran. Ajo ngarkohet me një gamë akuzash, përfshirë shkeljen e kodit islamik me daljen në publik pa shami në kokë.
Sotoudeh, e cila në tetor është bërë bashkëfituese e Çmimit Sakharov të Bashkimit Evropian për Liri të Mendimit, ka hyrë në javën e katërt të grevës së urisë.
Aktivistet e të drejtave të grave kanë shënuar suksese të vogla në luftën kundër disa interpretimeve të ashpra të Ligjit të Sheriatit.
Njëra nga fushatat pretendon se ka reduktuar numrin e atyre grave që përballen me vdekje me gurë, për shkak të dënimit për prostitucion apo shkelje të kurorës.
Fushata “Një milion nënshkrime”, e mbështetur nga Ebadi, ka ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes për diskriminimin ligjor kundër grave në ligjet iraniane.
Ebadi, e cila tani punon në Londër, thotë se lëvizjet për të drejta kanë shkaktuar parehati në mesin udhëheqësve të Iranit.
“Lëvizjet feministe janë bërë shumë të mëdha dhe shumë aktive në Iran. Gratë po luftojnë për të drejta të barabarta. Të drejtat e barabarta janë shtylla e parë e demokracisë. Dhe, qeveria po përdor mënyra të ndryshme për të krijuar kufizime për gratë”, thotë Ebadi.
Projektligji për pasaportat dhe udhëtimin vjen vetëm pak muaj pasi Irani ka njoftuar se do të mbyllë dhjetëra kurse të nivelit universitar për gratë në mbarë vendin.(v.t.)