Autoritetet në Prishtinë mirëpresin vizitën e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Kjo vizitë shihet si një rast që Kosova dhe rajoni të shtyjnë përpara avancimin e raporteve të ndërsjella pas konflikteve dhe periudhave të përgjakshme të historisë jo të largët.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi mendon se vizita e sekretares Clinton dhe baroneshës Ashton është një mundësi e mirë për përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, në njërën anë, dhe fillimin e një epoke të re të marrëdhënieve fqinjësore në rajon, në anën tjetër.
“Është një lajm i mirë për Kosovën kur ajo vizitohet nga sekretarja e Shtetit të SHBA-së dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së. Është një koncentrim i shtuar ndërkombëtar për angazhimet në Kosovë. Kosova duhet ta mirëpresë, por edhe duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për përmirësimin e pozitës së saj në raportet ndërkombëtare. Por, kjo vizitë është një lajm i mirë edhe për raportet në rajon”, thotë Kuçi.
Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë e shohin këtë vizitë si një tregues se pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në proceset politike në Ballkan, çështjet nuk mund të shtyhen përpara në kuadër të stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit.
Ilir Deda nga instituti KIPRED, thotë se Bashkimi Evropian ka dobësi në angazhimet e tij në rajon, kështu që i nevojitet edhe mbështetja amerikane. Ai parasheh që Clinton e Ashton të japin mesazhe të qarta për dialogun dhe normalizimin e raporteve në rajon, sidomos në raportet Kosovë - Serbi, por pret edhe nga Qeveria e Kosovës që ta thotë fjalën e vet në lidhje me finalen e këtij procesi.
“Përpos mesazhit të përbashkët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, të cilin do ta japin zonja Klinton dhe zonja Eshton, është shumë me rëndësi që të dëgjohet edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës që në fund të këtij procesi, Republika e Kosovës duhet të jetë pjesë e OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe që Republikën e Kosovës duhet ta njohin pesë shtetet e mbetura të BE-së”, vlerëson Deda.
Dialogu i ardhshëm Prishtinë - Beograd parashihet se temë qendrore do të ngre çështjen e veriut dhe zgjidhjen që do të kërkohet për këtë pjesë të banuar me shumicë serbe dhe ku autoritetet e Kosovës nuk kanë qasje, për shkak të funksionimit të strukturave ilegale të pushtetit të mbështetura nga Beogradi.
Ilir Deda thotë se Prishtina zyrtare duhet ta bëjë të qartë pozicionin e saj edhe karshi këtij problemi.
“Çka është shumë kyç për funksionim të brendshëm, Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojë asnjë lloj veçantie për veriun e Kosovës. Domethënë janë tri çështje kyçe që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit tonë dhe legjitimitetin e plotë ndërkombëtar”, thekson Deda.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se Prishtina ka platformën e saj në këto bisedime dhe përmes saj i ka të përcaktuara edhe vijat e kuqe, të cilat, sipas tij, nuk do të shkelin mbi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Kosova e ka platformën e vet iniciale, por Kosova ka parasysh dy faktorë; faktorin e parë ka receptorët e kësaj platforme e që janë BE-ja dhe SHBA-ja dhe ne nuk mund t’i vëmë para aktit të kryer e të themi se kjo është pozita e jonë – pika A dhe B dhe mund të përfundojmë dhe e dyta; në procesin e negociatave, përcaktohen minimumi dhe optimumi. E platforma e jonë e ka edhe minimumin edhe optimumin – e po e them që optimumi nuk e kalon Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaron Kuçi.
Ndryshe, vizita e sekretares Clinton dhe baroneshës Ashton në Prishtinë pason vizitat e tyre në Sarajevë dhe Beograd.
Sa u përket Kosovës dhe Serbisë, kjo vizitë shihet si ecje përpara në procesin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet dy vendeve që, sipas kërkesave ndërkombëtare, duhet të përfundojë me një proces normalizimi të raporteve ndërmjet dy vendeve.