Qindra-mijëra njerëz janë duke u evakuuar, pasi uragani Sandy po afron në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.
Stuhia, e përcjellë me erëra të fuqishme, pritet të godasë sonte vonë ose të martën herët, ndërsa rreziku më i madh i kanoset Nju Xhërsit.
Ajo pritet të kombinohet me stuhi dimri, e cila vjen nga drejtimi i perëndimit.
Rreth 60 milionë njerëz mund të preken nga stuhia, ndërkohë që gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa shtete, nisur nga Karolina e Veriut e deri në Konektikut.
Qeveria federale është mbyllur të hënën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve në zonat e prekura që të marrin seriozisht stuhinë.
“Natyrisht, të gjithë nga ne, në të gjithë vendin, jemi të shqetësuar për ndikimin potencial të uraganit Sandy. Kjo është një stuhi serioze dhe e fuqishme. Mesazhi im për të gjithë njerëzit është që të marrin seriozisht stuhinë dhe të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe shtetërorë, sepse ata do të ofrojnë këshillat më të mirë për përballimin e stuhisë në ditët e ardhshme”, ka thënë Obama.
Presidenti po ashtu ka premtuar “përgjigje të shpejtë” të qeverisë ndaj uraganit.
Më shumë se 300,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga zonat e ulëta të Nju Jorkut.
Shkëmbimorja e Nju Jorkut dhe bursa NASDAQ do të qëndrojnë të mbyllura gjatë së hënës.
Qyteti ka ndërprerë edhe shërbimin e transportit nëntokësor, ashtu si edhe Uashingtoni dhe Filadelfia. Trasnportet hekurudhore janë anuluar gati në gjithë bregun lindor.
Mijëra fluturime vendore dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara kanë nisur të anulohen.
Në Nju Jork është mbyllur edhe selia e Kombeve të Bashkuara.
“Mendoj që kjo është qesharake. Nju Jorku është qytet ku të gjithë njerëzit punojnë, duke u përpjekur të bëjnë një jetesë të mirë, dhe ne tash nuk mund të lëvizim", ka thënë Tiffany Sobers, banore e Nju Jorkut.
Por, kryetari i qytetit, Michael Bloomberg, ka theksuar se “kjo është një nga stuhitë më serioze dhe më të rrezikshme”.
“Nëse nuk evakuoheni, rrezikoni jetët tuaja, rrezikoni jetët e atyre që do të vijnë t’ju shpëtojnë”, ka thënë Bloomberg.
Guvernatori i Nju Xhërsit, Chris Christie, ka qenë më i ashpër, duke thënë: “Mos u bëni budallenj, largohuni”.
Sandy ka bërë që edhe fushata për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të ndërpritet, vetëm tetë ditë para ditës së votimeve. Presidenti Obama dhe sfiduesi i tij, Mitt Romney, kanë anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore.
Tashmë ka disa raporte për përmbyjte në Atlantik Siti.
Sandy po udhëton nga Karaibet, ku ka vrarë të paktën 61 njerëz, përfshirë 51 në Haiti.
Disa parashikues kanë paralajmëruar se Sandy mund të jetë më shkatërues se uragani Irene i vitit të kaluar, i cili ka shkaktuar miliarda dollarë dëme në verilindje të SHBA-së.(v.t.)