Ka një çmim që paguhet kur një president shfaqet i paangazhuar, dhe është shumë e qartë që presidenti Obama ka mësuar se sa shumë i ka kushtuar modestia e tij gjatë debatit të tij të parë, më herët këtë muaj, shkruan në numrin e saj të sotëm, e përditshmja “The New York Times”.
Të martën mbrëma, në debatin e dytë, ai e rifitoi komandën e plotë të vizionit të tij, duke e lënë Mitt Romney-in me përgjigje të përgjysmuara dhe me një gabim të paharrueshëm. Në vend të përgjigjeve të përgjumura, presidenti ishte i freskët në citimin e arritjeve të tij dhe shumë bindës në shpjegimet se si ai e kishte rikthyer rritjen ekonomike, shkruan kjo gazetë.
Për debatin e mbrëmshëm shkruan edhe e përditshmja britaneze “The Independent”, e cila thotë se Barack Obamën që gjithmonë e kanë njohur adhuruesit e tij, mbrëmë bëri një rikthim dramatik në debatin e dytë, duke e luftuar me agresivitet kundërshtarin e tij republikan, Mitt Romney, në çështje të ndryshme, duke filluar nga taksat e deri te politika e jashtme.
Për dallim nga debati i parë i para dy javëve në Denver, në të cilin Obama u mposht nga kundërshtari i tij, debati i mbrëmshëm në Hempstead të Long Island u karakterizua me një dramaticitet të theksuar, shkruan “The Independent”.
Ndërkohë, “The New York Times” shkuan se pas debatit të parë, Obama i kishte lënë shumë përkrahës në mëdyshje nëse ai me të vërtetë i donte edhe katër vjet të tjera në krye të vendit, mirëpo pas debatit të mbrëmshëm, ai me të vërtetë dukej si një person që është i gatshëm edhe për një mandat të dytë.
“The Independent” shkruan se Romney bënte vazhdimisht përpjekje që natën ta kthente në një referendum mbi veprimet e presidentit gjatë katër viteve të kaluara, duke përmendur premtimet e papërmbushura. “Klasa e mesme është rrënuar gjatë katër viteve të fundit”, tha Romney, duke përmendur shifrën prej 23 milionë amerikanëve që ende janë të papunë, si dhe dështimin e Obamës në nisjen e reformave të emigracionit.
Nga ana tjetër, Obama nuk tha se mandati i tij i dytë do të jetë më i suksesshëm sesa i pari dhe veçanërisht nuk tregoi se si do të gjendej nëse republikanët i fitojnë zgjedhjet. Atij i humbi mundësia për të bërë thirrje për një opozitë më të fortë në luftimin e armëve në mandatin e radhës dhe harroi t’i përmendë politikat e qarta të emigracionit, shkruan “The New York Times”.
Sipas gazetës amerikane, presidenti bëri të ditur se ai e kishte nënshkruar legjislacionin që ka mundësuar barazi në rritjen e pagave të femrave, ndërsa Romney refuzoi të thoshte nëse edhe ai do ta bënte të njëjtin veprim, duke shtuar se ai kishte punësuar shumë femra në kohën kur ishte guvernator i Massachusetts dhe u kishte dhënë atyre orare fleksibile.
Obama, nga ana tjetër, theksoi se taksat e Romney-it nuk përputheshin dhe planin e tij e quajti “marrëveshje të paqartë”.
“Sigurisht se përputhen”, u përgjigj Romney. “Unë jam një person që kam udhëhequr biznese për 25 vjet dhe kam balancuar buxhete”, citon Romney-in “The New York Times”.
“Sigurisht ai mendon se është e qartë që një manjat i një kapitali privat di se si të merret me shkurtimet drastike të taksave dhe ta balancojë buxhetin, por një gjë e tillë nuk është e qartë për ekspertët e pavarur të cilët e kanë parë planin e tij”, reagoi Obama ndaj propozimit të Romney-it, shkruan më tutje gazeta.
Presidenti u rikujtoi dëgjuesve se këshilltari i Romney-it për Emigracionin është autor i ligjit antikushtetues dhe radikal për emigracion në shtetin e Arizonës. Obama gjithashtu përmendi se pensioni i tij është shumë më i vogël se ai i Romney-it dhe se kundërshtari i tij është shumë më ekstrem sesa paraardhësi i tij, George W. Bush, për shkak të propozimit të tij për ta kthyer sistemin shëndetësor në një sistem faturash, si dhe ndalimin e financimit për Planifikimin Familjar, jep hollësi të tjera të debatit e përditshmja nju jorkeze.
Por pika më shkatërruese e debatit për Mitt Romney-in ishte ajo që ia shkaktoi vetvetes. shkuan “The New York Times”. Duke e vazhduar fushatën e tij për ta politizuar vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi, Romney tha se iu deshën dy javën presidentit për ta kuptuar se sulmi kishte ardhur si pasojë e veprimeve terroriste. Mirëpo një konstatim të tillë e kundërshtoi menjëherë udhëheqësja e debatit, Candy Crowley e CNN-it, duke treguar se presidenti e kishte pranuar menjëherë të nesërmen se bëhej fjalë për një akt terrorist, komenton gazeta amerikane.
Edhe britanikja “The Independent” shkruan se tensionet ishin më të dukshme kur Romney insistoi se presidenti kishte dështuar gjatë adresimit të tij lidhur me sulmin Benghazi, deri në momentin kur ndërhyri udhëheqësja e debatit, për ta demantuar një konstatim të tillë.
Më tutje gazeta jep detaje se një sondazh i menjëhershëm i opinionit, i realizuar nga CNN, tregonte se 46 % e shikuesve kishin votuar për Obamën, ndërsa 39 % për Romney-in.
Votuesve që e kishin parë debatin e parë mund t’u jetë krijuar ideja se Romney është kandidat i ideve ndërsa rezervat e energjisë së Obamës janë duke u shterur. Mirëpo në debatin e së martës, rolet u ndërruan, e përmbyllë artikullin e sotëm, e përditshmja “The New York Times”.