Serbia nuk mund të kalojë linjat shtetërore dhe kombëtare për të hyrë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar për “Vecernje Novosti” kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Ne duam të vazhdojmë dialogun me Prishtinën, i duam integrimet në BE, por jo me çmimin që të mbesim pa shtet dhe pa dinjitetin thelbësor. Një gjë të tillë nuk do ta pranonte askush në Evropë dhe as botë”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, Serbia nuk heq dorë nga integrimi evropian, por, në të njëjtën kohë, nuk mund të miratojë formulimin e Brukselit që “cenon integritetin territorial të Serbisë”.
“I bëj thirrje Brukselit të mos na vërë para dilemës ‘Kosova ose BE-ja’, sepse nuk mund të heqim dorë nga vetja dhe shteti ynë”, ka thënë Daçiq.
Në raportin e publikuar ditë më parë, zyrtarët evropianë kanë kërkuar nga Serbia që të respektojë integritetin territorial të Kosovës, si kusht për të avancuar drejt BE-së.