Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë partnere të koalicionit dhe subjekti opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë propozuar Kuvendit miratimin e një rezolute për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte, sipas rendit të përcaktuar në takimin e sotëm të kryesisë së Kuvendit. Ajo parasheh një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.
Për këtë rezolutë pritet që, ditëve në vijim, një qëndrim të japë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh opozitar.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Grupi Parlamentar i LDK-së e ka tashmë tekstin e rezolutës, të cilin do ta shqyrtojë dhe "para seancës do të dalë me qëndrim nëse do ta mbështesë".
Kurse, kundër kësaj rezolute është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se rezoluta e PDK-së dhe partive sponsorizuese është në dëm të interesave të Kosovës.