Bankat komerciale po zhvlerësojnë tej mase vlerën e patundshmërisë të lënë si hipotekë apo kolateral, në rast të marrjes së kredive, në ndonjërën nga institucionet financiare në vend.
Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.
Gjërat e hipotekueshme janë sendet e paluajtshme, si toka, ndërtesat dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.
Në rast se klientët nuk kanë mundësi që të shlyejnë obligimet ndaj bankave ku kanë marrë kredi, kjo e fundit patundshmërinë nxjerr në shitje përmes ankandit publik.
Vlera e lartë e hipotekës apo kolateralit, i bënë me risk më të ulët kreditë e lëshuara në vend, por që dëmton rëndë klientët, thotë Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”
Sipas tij, bankat komerciale në vend kërkojnë 263 për qind të vlerës se kredisë në formë të hipotekës apo kolateralit, e që në rajon është 126 për qind e vlerës.
“Kjo vetvetiu tregon se për të marrë një kredi duhet të kesh pasuri 2.5 për qind më tepër se sa vlera e kredive. Kjo krijon vështirësi për bizneset, në anën tjetër bën zhvlerësimin e kësaj pasurie për marrjen e kredisë. Bankat këtë vlerësim e bëjnë në bazë të riskut që kanë, meqë nëse jo gjithë pasuria që ata marrin si kolateral, ata mund ta shesin lehtë”, thotë Abdixhiku.
Edhe Agron Demi nga Instituti për Studime të Avanacuara “GAP” vlerëson se institucionet financiare në vend po zhvlerësojnë vlerën reale të hipotekës apo kolateralit.
“Edhe vlerësimi kur bëhet, sa ka vlerë reale ajo hipotekë, zhvlerësohet shumë nga bankat. Nëse merr kredi në banka në vlerë 15 mijë euro, kërkohet hipotekë të futet shtëpia, rroga dhe gjithçka e paluajtshme që ka klienti në pronësi”.
“Ata pastaj detyrojnë që përmes gjykatave të arrihet marrëveshje që në rast se nuk ka mundësi të kthehet kredia, banka ka drejtë të ketë qasje në pasurinë e paluajtshme”, shprehet Demi.
Në anën tjetër, zyrtarë të disa bankave komerciale në vend, përme postës elektronike janë përgjigjur sa i përket vlerësimit të kolaterialit ose hipotekës.
Raiffaisen Bank, kolateralin e vlerëson në raport me vlerën që ka në treg.
Ndërkaq, zyrtarë nga ProCredit Bank, thonë se hipoteka në lëshimin e një kredie kërkohet varësisht prej shumës së kërkuar nga klienti dhe llojit të kredisë. Megjithatë, vendimi i ProCredit Bankës për dhënien apo jo të kredisë kurrsesi nuk bazohet vetëm në hipotekën që klienti e ofron për ta siguruar kredinë, pasi që vendimi bazohet në mundësitë financiare të klientit për ta kthyer kredinë.
Sidoqoftë, për të marrë kredi përveç hipotekës, bankat kërkojnë së paku një bashkë-huamarrës apo garantues, e kur aprovohet kredia llogaritet me kamatat deri 16 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
Pavarësisht, procedurave të tepërta për marrjen e kredive, normave të larta të interesit dhe zhvlerësimit të hipotekës, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vlera e kredive të lëshuara nga sistemi bankar deri në fund të muajit gusht arrin në 1 miliard e 753 milionë e 800 mijë euro..