Kandidati republikan për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Ryan dhe zëvendës presidenti Joe Biden kanë debatuar mbrëmë në shtetin jugor të Kentucky-it për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-ve, në debatin e tyre të parë dhe të vetëm televiziv deri më tani.
Ryan tha se sulmi në konsulatën amerikane në Libi dhe vrasja e ambasadorit amerikan atje ishte dëshmi e një politike të jashtme të “shthurur” të presidentit Obama.
“Kjo çështja Benghazi është një tragjedi, por fatkeqësisht ky rast është indikator i një problemi më të gjerë, dhe kjo është ajo që ne po shohim në televizionet tona: një politikë e jashtme e shthurur e Obamës, e cila po e bën botën më kaotike dhe më pak të sigurt”, ka thënë Ryan.
Biden nga ana tjetër tha se Obama i ka ringjallur aleancat e SHBA-së dhe theksoi se sanksionet kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor janë një sukses i presidentit Obama.
“Miqtë e mijë, unë nuk po e kuptoj këtë bisedë për dobësinë e Obamës. Ai është një president që ka bërë gjithçka që ka premtuar më herët se do ta realizonte. Është një person që e ka bindur gjithë botën, përfshirë Rusinë dhe Kinën, që t’i vejnë sanksione Iranit, për tu siguruar se ata nuk do të vazhdojnë përpara me programin e tyre bërthamor”, ka thënë zëvendës presidenti Biden.
Ndërkohë Ryan tha se Irani nuk do të mund të shkojë përpara me armë bërthamore.
“Ne nuk mund ta lejojmë Iranin që të vazhdojë me programin e tij bërthamor. Kur presidenti Obama u zgjodh president, Irani nuk kishte mjaftueshëm material të zbërthyeshëm, material bërthmor për të krijuar një bombë, ndërsa tani ata kanë mundësi t’i krijojnë pesë. Ata po garojnë drejt një arme bërthamore dhe janë katër vite më afër. Ne kemi pasur katër sanksione të ndryshme në OKB ndaj Iranit, tri nga koha e administratës së Bushit dhe një tani. Arsyeja e vetme për këtë është se Rusia parandaloi sanksionet nga goditja e bankës qëndore”, shtoi Ryan.
Biden e kundërshtoi Ryan duke pohuar se sanksionet e imponuara ndaj Iranit janë “sanksionet më paralizuese në historinë e sanksioneve.”
“Këto janë sanksionet më paralizuese në historinë e sanksioneve dhe pikë. Kur guvernatori Mitt Romney është pyetur për këtë gjë, ai kishte thënë: ‘Ne duhet t’i mbajmë këto sanksione’. Kur ju thoni se do të bëni më shumë në këtë drejtim, atëherë, a do të shkoni në luftë? A është kjo ajo që doni të bëni tani?”, iu përgjigj zëvendës presidenti Biden kundërshtarit të tij me këtë pyetje.
Ai shpjegoi se është caktuar një afat kohor deri në vitin 2014 për të tërhequr trupat ushtarake nga Afganistani, duke shtuar se një gjë e tillë do ta nxisë Afganistanin që të kujdeset vetë për sigurinë e vendit.
Ryan nga ana tjetër e kritikoi administratën Obama për “rivendosjen” e marrëdhënieve me Rusinë, duke thënë se kjo gjë nuk është duke funksionuar.
Të dy kandidatët diskutuan edhe për çështje të brendshme, përfshirë kujdesin shëndetësor, taksat, shpenzimet e mbrojtjes dhe abortin.
Debati i kandidatëve për zëvendës president të SHBA-ve në Danville të Kentucky-it vjen në kohën kur kandidati republikan për president, Mitt Romney është duke i shijuar rezultatet e disa sondazheve të opinionit publik, të cilat tregojnë se ai ishte më i suksesshëm gjatë debatit të javës së kaluar kundër presidentit Obama. Vetë Obama e ka pranuar se ai nuk kishte dalë aq mirë në atë debat.(v.k.)