Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka kundërshtuar fuqishëm procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike (KEDS).
Në konferencën e sotme për media u theksua sërish se çmimi i shitjes së Distribucionit për 26.3 milion EUR është tejet i ulët, përderisa vetëm vlera e investimeve në periudhën 2007-2012 (që është 55 milion EUR) e tejkalon shumëfish çmimin e shitjes së tij.
Ky konsorcium fajëson Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik se ka qenë tërësisht e mbyllur dhe jotransparente ndaj shoqërisë civile sa i përket ofrimit të qasjes në dokumentet publike, mbi të cilat është vendosur dhe zhvilluar procesi i privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike.
“Për këtë arsye, Konsorciumi do të ushtrojë padi ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, meqë kjo e fundit ka shkelur detyrimet e saj ndaj Ligjit mbi Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në komunikatën për media të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Sipas këtij Konsorciumi, procesi i privatizimit të KEDS-it nuk është udhëhequr në mënyrë të drejtë, duke shkelur edhe parimet bazike të mbrojtjes së interesit kombëtar të vendit.
Konsorciumi i bën thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës që të ndërpres procesin e privatizimit të Distribucionit, dhe të themeloj një komision hetimor parlamentar për ta hetuar tërë procesin e privatizimit të tij.