Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se institucionet serbe në veri të Kosovës janë legjitime.
“Ne rëndom themi se në veri të Kosovës nuk ka ligj, se mbretërojnë bandat, strukturat paralele, megjithatë nuk është krejt kështu, sepse ne atje nuk kemi struktura legjitime".
"Ne themi se ato janë paralele, por nuk kemi institucione të Kosovës; ato janë të vetmet dhe realet, pavarësisht nga fakti se ne konsiderojmë se nuk janë themeluar sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Tahiri për radion serbe KIM në Graçanicë.
Ai ka theksuar se pa ato struktura në veri do të mbretëronte anarkia dhe për këtë arsye duhet biseduar me njerëzit që kanë legjitimitet, sepse janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.
Tahiri ka thënë se pret, që në vitin e ardhshëm atje të mbahen zgjedhjet lokale sipas ligjeve kosovare. (a.i.)