Nëna e avokatit rus, Magnitsky, thotë se ai vdiq nga torturat

Natalia Magnitskaya - Nëna e avokatit rus Sergei Magnitsky

Nëna e avokatit rus, Sergei Magnitsky, tha se administratat e qendrave të ndalimit të Moskës kanë krijuar “ kushte për torturim”, gjë që ka çuar në vdekjen e birit të saj.

Natalya Magnistskaya ka dëshmuar para gjyqit, si a pendehura e vetme e rastit të Dmitry Kratov, një ish-zëvendës drejtor në qendrën e ndalimit Butyrka të Moskës.

Kratov akuzohet për neglizhencë, e cila ndikoi në vdekjen e avokatit në vitin 2009. Ndërkohë, Magnitskaya tha se edhe njerëz të tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj.

Gjykatësi hodhi poshtë kërkesën e saj për hetime të mëtejme lidhur me këtë rast.