Në Gjeorgji mbahen zgjedhjet parlamentare

Your browser doesn’t support HTML5

Në Gjeorgji mbahen zgjedhjet parlamentare

Qytetarët e Gjeorgjisë sot ia mësyjnë kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet ta përcaktojnë kursin politik të vendit.

Partia e presidentit Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila tani mbanë 80 % të ulëseve në parlament, është në konkurrencë për kontroll të legjislativit me manjatin e kthyer në politikan, Bidzina Ivanishvili, nga koalicioni “Ëndrra gjeorgjiane”.

Shumica e vëzhguesve thonë se kjo garë ndërmjet këtyre dy subjekteve do të jetë shumë e fortë dhe e ngushtë.

Këto zgjedhje konsiderohen të një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi që sistemi politik i Gjeorgjisë është duke ndryshuar në drejtim të dhënies së sa më shumë kompetencave për parlamentin dhe kryeministrin.

Saakashvili, mandati i dytë dhe i fundit i të cilit përfundon vitin e ardhshëm, erdhi në pushtet në vitin 2004, pas një revolucioni të përgjakshëm, që rrëzoi Eduard Shevardnadze, një ish- ministër të jashtëm i Bashkimit Sovjetik.

Kundërshtarët e kanë akuzuar Saakashvilin për monopol dhe e kanë kritikuar atë për futjen e Gjeorgjisë në një luftë katastrofale më Rusinë në vitin 2008.

Gjatë fjalimit të tij të djeshëm në televizionin gjeorgjian, Saakashvili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin e të votojnë, “duke u bazuar në arsye, e jo në emocione.”

Ditën e zgjedhjeve, një çështje shumë e rëndësishme dhe vendimtare do të zgjidhet: ajo se çfarë shteti dëshironi të keni. Dhe për më tepër, nëse ne duam të kemi një shtet tonin”, ka thënë Saakashvili.

Nga ana tjetër, gjatë një proteste në Tbilisi më 29 shtator, Ivanishvili, i cili krijoi pasurinë e tij në Rusi, kundërshtoi pretendimet e presidentit se ai do ta kthejë Gjeorgjinë nën dominimin rus.

Ne jemi ekipi të cilit ju mund t’i besoni. Ne jemi ekipi që do ta marrim pushtetin në duar dhe do ta përdorim për të mirën e njerëzve. Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje”, ka thënë Ivanishvili.

Gjatë ditës së djeshme, udhëheqësit e opozitës u bënë thirrje votuesve që të dalin në zgjedhje, duke shtuar se një shifër e lartë e votuesve do të ndihmonte në “parandalimin e shkeljeve të mundshme”.

Patriarku katolik i Gjeorgjisë, Ilia II, tha se shpreson që këto zgjedhje të zhvillohen të qeta dhe se rezultatet e votimeve nuk do të falsifikohen.

Ndërkohë, zëdhënësi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Neil Simon, u bëri thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje.

Ne kemi thënë publikisht, që kur jemi mbledhur për t’i monitoruar këto zgjedhje, se ne duam që ky proces të jetë i qetë, se ne duam që për këto zgjedhje të vendoset në kutitë e votimit, e jo në rrugë”, ka thënë Simon, zëdhënës i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Vëzhguesit e OSBE-së e kanë përshkruar fushatën zgjedhore si të “fortë dhe konfrontuese.”

Herën e fundit kur Gjeorgjia mbajti zgjedhje parlamentare, në vitin 2008, vëzhguesit e OSBE-së thanë se votimet u karakterizuan me defekte të shumta.

Votimet e 1 tetorit janë përcjellë me protesta të shumta kundër brutalitetit policor në burgje.

Katërmbëdhjetë parti politike dhe dy koalicione po konkurrojnë për 150 ulëset e parlamentit, i cili do të ketë mandat për katër vitet e ardhshme.

Shtatëdhjeteshtatë ulëse janë të rezervuara për politikanët e zgjedhur nga partia, ndërsa shtatëdhjetetre do të zgjidhen në gara individuale.

Një parti duhet t’i fitojë të paktën 5 % të votave, për të fituar përfaqësim në parlament, ndërsa koalicioni duhet të fitojë të paktën 7 % të votave.

Sipas kodit zgjedhor të Gjeorgjisë, zgjedhjet konsiderohen të vlefshme, pavarësisht numrit të daljes në votime.(v.k.)