Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, edhe pse kjo çështje paraqitet si një ndër prioritetet e ekzekutivit.
Banka e Këshillit të Evropës, e njohur më shkurtesën CEB, është një bankë multilaterale për zhvillim me një mision social. E themeluar në vitin 1956, banka ofron zgjidhje problemeve të refugjatëve.
Fusha e veprimit të kësaj banke është zgjeruar në mënyrë progresive duke përfshirë sektorë të tjerë të cilët kontribuojnë drejtpërdrejtë në forcimin e kohezionit social në Evropë.
Anëtarësimi i Kosovës në këtë bankë është synim i qeverise, thotë për Radion Evropa e Lirë, Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, por megjithatë ai pranon se deri më tani nuk kanë filluar përgatitjet.
Arsye e gjithë kësaj, sipas tij, është se janë të fokusuar në përgatitjet për anëtarësim në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, BERZH.
“Në kuadër të prioriteteve për bashkëpunim më institucionet ndërkombëtare, përmendet edhe kjo çështje, dhe ne këtë drejtim deri më tani jemi fokusuar në punën përgatitore rreth anëtarësimit në BERZH. Në këtë drejtim lidhur me anëtarësim në CEB, do të fillojmë dhe do të punojmë tash e tutje” shprehet Ibra.
Sidoqoftë, në Kornizën Afat Mesme të Shpenzimeve 2013- 2015, thuhet se Qeveria synon që të rrisë bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe rajonal.
Sipas këtij dokumenti, prioritetet e Kosovës janë të orientuara drejt anëtarësimit të Kosovës në mekanizma dhe institucione tregtare dhe financiare.
Ndër të tjera mbetet prioritet, thuhet në Kornizë, anëtarësimi në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, dhe arritjen e marrëveshjeve për tregti të lirë me vendet në zhvillim.
Në anën tjetër ekspertë për çështje ekonomike, theksojnë se autoritete kompetente nuk janë seriozë në realizimin e prioriteteve të paraqitura në dokumentet strategjike.
Ismail Kastrati e konsideron të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, pasi thotë ai, vetë misioni i kësaj banke i përgjigjet gjendjes sociale në vend.
“Mendoi se procesi i anëtarësimit në bankat evropiane, është proces shumë i rëndësishëm për mbështetje ekonomike. Mirëpo, institucionet tona janë shumë të ngadalshme në drejtim të plotësimit të kushteve në këto banka”, thekson Kastrati.
Megjithatë, ao thotë se autoritet kompetente më tepër janë të fokusuara në punët apo angazhimet ku kanë interes.
“Mendoj se qeveria jonë dhe institucionet tona kanë dështuar në qëllim. Më tepër janë orientuar në mënyrat se si të bëhet privatizimi në mënyrë korruptive dhe në tenderë”, shprehet Kastrati.
Në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, janë të anëtarësuara 40 shtete, përfshirë edhe shtetet fqinje. Shqipëria ndërkaq, në këtë institucion financiar, është anëtarësuar në qershor të vitit 1999.