"Kërkohet ligj pë konfiskim, jo për amnistim"

Ilustrim

Forumi Këshillues i OJQ-ve për pakon Ligjore Antikorrupsion ka shprehur pakënaqësinë për projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurive të fituara me anë të veprave penale të dërguar nga Qeveria në Kuvend.

Ky forum e ka konsideruar si të papranueshëm këtë projektligj, pasi siç është thënë, “as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e shoqërisë kosovare” për rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme.

“Edhe një herë theksohet se nëse ky ligj kalon i tillë sikurse është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, ai nuk ndihmon në luftimin e krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Mirëpo do të amnistojë të gjitha ata persona që pas lufte e tutje kanë krijuar pasuri milionëshe nga hiq gjë. Pra ky projekt-ligj më tepër shihet si legalizim i pasurive të paligjshme të krijuara deri me tani nga persona të caktuar, sidomos të nivelit të lartë politik dhe të tjerët”, thuhet në një deklaratë për media të këtij forumi.