Intervistoi: Keida Kostreci
Anne-Marie Slaughter e parashikonte që eseja e saj në revistën The Atlantic, do të ngjallte reagime. Por, ekspertja e politikës së jashtme dhe drejtoresha e parë grua e Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit, nuk ishte përgatitur për stuhinë që do të shkaktonte shkrimi i saj i titulluar “Pse gratë ende nuk mund të kenë gjithçka”. Zonja Slaughter i është rikthyer karrierës të saj si profesore në universitetin prestigjioz Princeton, pasi mori vendimin të tërhiqej nga posti i lartë në Departamentin e Shtetit, për të qenë më e pranishme në jetën e fëmijëve. Ajo bisedoi me kolegen Keida Kostreci për sfidat, me të cilat ende përballen gratë, por edhe burrat që duan të realizojnë të gjithë ëndrrat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe se çfarë ndryshimesh mund t’i bëjnë ato më të mundshme.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Ka shumë arsye. Një arsye ishte se një brez i ri grash, të grupmoshës nga 25-35 vjeç po përpiqej t’i zgjidhte këto probleme vetë dhe nuk ishin shumë të kënaqura nga shembujt që kishin përreth. Ato ishin rritur me bindjen se janë të barabarta me burrat, se mund të arrijnë çdo gjë dhe tani janë në fazën kur po mendojnë për martesën dhe për të krijuar familje, por njëkohësisht duan të bëjnë përpara me karrierën. Për këto gra këshilla të tilla si “merr një dado, përpiqu ta zgjidhësh”, nuk ishin të mjaftueshme. Prandaj, unë e dija që brezi i ri do të reagonte fuqishëm ndaj këtij artikulli.
Ajo që nuk kisha parashikuar ishte se sa diskutime do të hapeshin në familje, në vendet e punës. Mendoj se një arsye është se, si burrat si gratë, po ndiejnë peshën e stresit, ndiejnë se vetëm po punojnë gjithë kohës dhe nuk bëjnë atë lloj jete që duan. Pastaj, sigurisht që hapi debate mes nënave dhe vajzave të tyre, grave më në moshë dhe atyre më të reja për këto çështje.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Po, dhe unë nuk them që nuk mund të kesh edhe karrierë edhe familje, sepse sigurisht që mund t’i kesh, por që kjo të realizohet, duhen ndryshime të mëdha sociale dhe një prej tyre është fleksibiliteti në vendin e punës në mënyrë që prindërit të mund të merren me fëmijët dhe të përballojnë karrierën. Por, vendet tona të punës janë ndërtuar mbi bazën e një realiteti, sipas të cilit personi që punon nuk merret njëkohësisht edhe me fëmijët. Ndryshimet që unë propozoj, do të sillnin përmirësime të mëdha për prindërit, si gra edhe burra që të mund të ushtrojnë ndikim te sistemi, që të mund të thonë “jo, do të lidhem me telefon nga shtëpia” ose “do të shkoj në shtëpi tani, por do të lidhem me internet më vonë”, apo që do të punojnë një ditë nga shtëpia. Po ashtu, duhet të ndryshojë botëkuptimi për këto çështje.
Unë sjell shembullin e dikujt që zgjohet herët, bën vrap për dy orë, sepse po stërvitet për një maratonë dhe të gjithë e vlerësojnë si një njeri me disiplinë, motivim dhe që po bën gjëra të rëndësishme. Por, dikush tjetër që ngrihet herët për t’u kujdesur për fëmijët, për t’i nisur në shkollë dhe pastaj shkon në punë dhe rri shumë vonë, nuk shihet me të njëjtin sy.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
E dija që do të kritikohesha ashpër nga gratë e brezit tim, ose një brez përpara që do të thoshin se unë kisha tradhtuar çështjen e gruas. Unë e konsideroj veten një mbështetëse krenare e të drejtave të gruas. Gjithë jetën time kam besuar se burrat dhe gratë duhet të kenë shanse të barabarta. Unë vetë jam përpjekur ta realizoj një ëndërr të tillë dhe të jem shembull. Shumë nga këto gra më kishin thënë që unë nuk duhej të pranoja se sistemi nuk funksiononte, se duhen bërë zgjedhje të tjera pasi, sipas tyre, gratë e reja do të dekurajoheshin. Por së pari, gratë e reja nuk do të dekurajoheshin, pasi ato e kuptojnë kur u thua të vërtetën dhe së dyti e kemi kaluar tani atë periudhën kur burrat nuk merrnin gra në punë. Burrat nuk kanë rrugë tjetër, pasi shoqërisë sonë i duhet të përdorë të gjithë krahun e punës.
Ajo që më befasoi ishte se shumë njerëz menduan se unë po ankohesha për veten time. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam realizuar gjithçka që kam dashur. Por, duke punuar në Uashington, kuptova se ç’do të thotë kjo lloj strukture për burrat dhe gratë, të cilëve u duhet të përshtaten me orarin që i caktojnë të tjerët. Nga kjo kuptova së për mua fleksibiliteti ka qenë thelbësor për të arritur ekuilibrin e duhur. Unë jam njëra prej tyre që ka qenë me fat. Por, nëse duam të realizojmë ëndrrat për të gjithë burrat dhe gratë, duhet të bëjmë disa ndryshime.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Së pari më duhet të them se në përgjithësi historia e të drejtave të grave në Shtetet e Bashkuara është jashtëzakonisht pozitive. Në vitet e fëmijërisë sime, ideja që do të vinte një ditë që të kishim një Sekretare Shteti, e jo më tre, ishte e paimagjinueshme. Pra, kemi pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër. Por disa vende bëjnë një punë më të mirë në mbështetjen e grave si prindër.
Është e vërtetë që kemi shumë gra udhëheqëse, por 50 për qind e të diplomuarve janë femra dhe 50 për qind e tyre hyjnë në tregun e punës dhe në postet drejtuese vetëm 15-25 për qind janë femra. Grave u duhet të bëjnë zgjedhje të tilla që i përjashtojnë nga grupi i drejtuesve të mundshëm. Nga ana tjetër, në vende të tjera diskriminimi është i lartë në nivelet e larta drejtuese, pra ne të gjithë kemi ç’të mësojmë nga njëri-tjetri.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Së pari duhet të them që akoma ka diskriminim real në Shtetet e Bashkuara. Për çdo dollar që fitojnë burrat, gratë fitojnë 78 centë. Por, e kuptoj se ç’doni të thoni. Sekretarja Clinton ka bërë shumë përpjekje për ta ngritur çështjen e grave që jetojnë në kushte të tmerrshme në shumë vende të botës, ku edhe të lejohen të punojnë do të ishte një hap i madh përpara. Megjithatë, mua më befasoi jashtë mase reagimi ndërkombëtar ndaj këtij artikulli, në Indi, në Brazil, në Australi, në Kore, në Japoni dhe vende të tjera. Pra, disa nga çështjet që unë ngre bëjnë jehonë në shumë vende, përfshirë ato ku gratë kanë edhe shumë probleme të tjera. Prandaj, mendoj se megjithëse ka shumë çështje të tjera më themelore ku duhet të përqendrohemi sesa ekuilibri i jetës familjare dhe karrierës, ideja se nëse duam që të realizojmë barazinë, atëherë duhet të kemi parasysh si detyrimin për t’u kujdesur për familjen, ashtu edhe karrierën dhe ekuilibri mes tyre, ndoshta është diçka që rezonon në të gjitha shoqëritë.

VOA
Nuk besoj se e ekzagjerojmë po të themi se artikulli juaj shkaktoi një stuhi. Cila mendoni se ishte arsyeja që eseja juaj ngjalli aq shumë interes saqë numri i revistës që e kishte atë në kopertinë, ishte më i shituri në historinë e saj?
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Ka shumë arsye. Një arsye ishte se një brez i ri grash, të grupmoshës nga 25-35 vjeç po përpiqej t’i zgjidhte këto probleme vetë dhe nuk ishin shumë të kënaqura nga shembujt që kishin përreth. Ato ishin rritur me bindjen se janë të barabarta me burrat, se mund të arrijnë çdo gjë dhe tani janë në fazën kur po mendojnë për martesën dhe për të krijuar familje, por njëkohësisht duan të bëjnë përpara me karrierën. Për këto gra këshilla të tilla si “merr një dado, përpiqu ta zgjidhësh”, nuk ishin të mjaftueshme. Prandaj, unë e dija që brezi i ri do të reagonte fuqishëm ndaj këtij artikulli.
Ajo që nuk kisha parashikuar ishte se sa diskutime do të hapeshin në familje, në vendet e punës. Mendoj se një arsye është se, si burrat si gratë, po ndiejnë peshën e stresit, ndiejnë se vetëm po punojnë gjithë kohës dhe nuk bëjnë atë lloj jete që duan. Pastaj, sigurisht që hapi debate mes nënave dhe vajzave të tyre, grave më në moshë dhe atyre më të reja për këto çështje.
VOA
Një nga çështjet që ju ngrini ka të bëjnë me mënyrën se si funksionon sistemi, që kur një grua ose një nënë nuk merr dot pjesë për shembull në një telekonferencë, ajo shihet si dikush që bën më pak për shkak të detyrimeve familjare. Ju paraqisni disa sugjerime se si të kapërcehen këto perceptime.
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Po, dhe unë nuk them që nuk mund të kesh edhe karrierë edhe familje, sepse sigurisht që mund t’i kesh, por që kjo të realizohet, duhen ndryshime të mëdha sociale dhe një prej tyre është fleksibiliteti në vendin e punës në mënyrë që prindërit të mund të merren me fëmijët dhe të përballojnë karrierën. Por, vendet tona të punës janë ndërtuar mbi bazën e një realiteti, sipas të cilit personi që punon nuk merret njëkohësisht edhe me fëmijët. Ndryshimet që unë propozoj, do të sillnin përmirësime të mëdha për prindërit, si gra edhe burra që të mund të ushtrojnë ndikim te sistemi, që të mund të thonë “jo, do të lidhem me telefon nga shtëpia” ose “do të shkoj në shtëpi tani, por do të lidhem me internet më vonë”, apo që do të punojnë një ditë nga shtëpia. Po ashtu, duhet të ndryshojë botëkuptimi për këto çështje.
Unë sjell shembullin e dikujt që zgjohet herët, bën vrap për dy orë, sepse po stërvitet për një maratonë dhe të gjithë e vlerësojnë si një njeri me disiplinë, motivim dhe që po bën gjëra të rëndësishme. Por, dikush tjetër që ngrihet herët për t’u kujdesur për fëmijët, për t’i nisur në shkollë dhe pastaj shkon në punë dhe rri shumë vonë, nuk shihet me të njëjtin sy.
VOA
Kritika ndaj artikullit tuaj pati edhe nga aktivistet e të drejtave të grave, si edhe nga gra që punojnë në Qeveri, përfshirë Departamentin e Shtetit. A e prisnit këtë lloj reagimi, këto kritika të ashpra nga këto grupe?
ANNE-MARIE SLAUGHTER
E dija që do të kritikohesha ashpër nga gratë e brezit tim, ose një brez përpara që do të thoshin se unë kisha tradhtuar çështjen e gruas. Unë e konsideroj veten një mbështetëse krenare e të drejtave të gruas. Gjithë jetën time kam besuar se burrat dhe gratë duhet të kenë shanse të barabarta. Unë vetë jam përpjekur ta realizoj një ëndërr të tillë dhe të jem shembull. Shumë nga këto gra më kishin thënë që unë nuk duhej të pranoja se sistemi nuk funksiononte, se duhen bërë zgjedhje të tjera pasi, sipas tyre, gratë e reja do të dekurajoheshin. Por së pari, gratë e reja nuk do të dekurajoheshin, pasi ato e kuptojnë kur u thua të vërtetën dhe së dyti e kemi kaluar tani atë periudhën kur burrat nuk merrnin gra në punë. Burrat nuk kanë rrugë tjetër, pasi shoqërisë sonë i duhet të përdorë të gjithë krahun e punës.
Ajo që më befasoi ishte se shumë njerëz menduan se unë po ankohesha për veten time. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kam realizuar gjithçka që kam dashur. Por, duke punuar në Uashington, kuptova se ç’do të thotë kjo lloj strukture për burrat dhe gratë, të cilëve u duhet të përshtaten me orarin që i caktojnë të tjerët. Nga kjo kuptova së për mua fleksibiliteti ka qenë thelbësor për të arritur ekuilibrin e duhur. Unë jam njëra prej tyre që ka qenë me fat. Por, nëse duam të realizojmë ëndrrat për të gjithë burrat dhe gratë, duhet të bëjmë disa ndryshime.
VOA
Si arrini ta ndani faktin që gratë në Shtetet e Bashkuara kanë arritur një nivel suksesi që mungon në një pjesë të mirë të botës - mjaft të kujtojmë që Sekretarja e Shtetit është grua – nga e vërteta tjetër që çështjet që ngrini ju, janë reale për shumë gra profesioniste?
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Së pari më duhet të them se në përgjithësi historia e të drejtave të grave në Shtetet e Bashkuara është jashtëzakonisht pozitive. Në vitet e fëmijërisë sime, ideja që do të vinte një ditë që të kishim një Sekretare Shteti, e jo më tre, ishte e paimagjinueshme. Pra, kemi pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër. Por disa vende bëjnë një punë më të mirë në mbështetjen e grave si prindër.
Është e vërtetë që kemi shumë gra udhëheqëse, por 50 për qind e të diplomuarve janë femra dhe 50 për qind e tyre hyjnë në tregun e punës dhe në postet drejtuese vetëm 15-25 për qind janë femra. Grave u duhet të bëjnë zgjedhje të tilla që i përjashtojnë nga grupi i drejtuesve të mundshëm. Nga ana tjetër, në vende të tjera diskriminimi është i lartë në nivelet e larta drejtuese, pra ne të gjithë kemi ç’të mësojmë nga njëri-tjetri.
VOA
Si mund të ndikojë ky lloj debati në Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar në përparimin e luftës kundër diskriminimit të grave në vende më pak të zhvilluara?
ANNE-MARIE SLAUGHTER
Së pari duhet të them që akoma ka diskriminim real në Shtetet e Bashkuara. Për çdo dollar që fitojnë burrat, gratë fitojnë 78 centë. Por, e kuptoj se ç’doni të thoni. Sekretarja Clinton ka bërë shumë përpjekje për ta ngritur çështjen e grave që jetojnë në kushte të tmerrshme në shumë vende të botës, ku edhe të lejohen të punojnë do të ishte një hap i madh përpara. Megjithatë, mua më befasoi jashtë mase reagimi ndërkombëtar ndaj këtij artikulli, në Indi, në Brazil, në Australi, në Kore, në Japoni dhe vende të tjera. Pra, disa nga çështjet që unë ngre bëjnë jehonë në shumë vende, përfshirë ato ku gratë kanë edhe shumë probleme të tjera. Prandaj, mendoj se megjithëse ka shumë çështje të tjera më themelore ku duhet të përqendrohemi sesa ekuilibri i jetës familjare dhe karrierës, ideja se nëse duam që të realizojmë barazinë, atëherë duhet të kemi parasysh si detyrimin për t’u kujdesur për familjen, ashtu edhe karrierën dhe ekuilibri mes tyre, ndoshta është diçka që rezonon në të gjitha shoqëritë.
Kjo intervistë fillimisht u transmetua në VOA.